• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SE SHKAKTOHET DHE ÇFARË ËSHTË SPOK/ Sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA SE SHKAKTOHET DHE ÇFARË ËSHTË SPOK/ Sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos

1 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda nga jeta pasi ndodhej prej disa ditësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital, vuante nga një problem kronik respirator.

Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK dhe është sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK, COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, poe jo të shërohet. Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve ajrore.

Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë që akuzohet për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar. Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës.

Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm. Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes, janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt mbi 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

SPOK është një sëmundje që nëse prek një person nuk mund të shërohet më. Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet. Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZAPTIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE/ Goditen 133 raste në vend, arrestohen 10 persona, procedohen 123 të tjerë
Previous article RUSIA BËN BILANCIN/ Rrëzon 98 dronë ukrainas gjatë natës

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT