• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA SATELITËT TE DRONËT/ Shqipëria po kërkon teknologji të reja për të parë dhe parandaluar rreziqet, përfshi dhe zjarret

27 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shqipëria ka satelitë në orbitë, por institucionet po kërkojnë zgjidhje më të thjeshta në terren. Pas flakëve që shkrumbuan kurorën e gjelbër të Mallakastrës edhe këtë vit, nga njëra anë, dhe rrezikut që ende vijon për shkak të temperaturave të larta, nga ana tjetër, Bashkia Fier kërkon të blejë një dron për emergjencat civile.

Në dokumentin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik specifikohet se droni duhet të ketë shpejtësi minimale të lëvizjes horizontale 50 km/h, shpejtësi minimale të ngjitjes 18 km/orë, ndërsa lartësia maksimale e ngjitjes duhet të jetë 4 km.

Tender të ngjashëm ka hapur edhe Bashkia Mirditë. Ajo kërkon të blejë një dron, i cili do të përdoret për mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe respektimin e ligjit në territor, duke kontribuar në parandalimin e ndërtimeve pa leje dhe shkeljeve të tjera urbanistike.

Sa i përket performancës në fluturim, droni duhet të ketë shpejtësi maksimale ngjitjeje deri në 10 metra në sekondë dhe 6 metra në sekondë kur është i pajisur me aksesorë. Po ashtu, shpejtësia maksimale e zbritjes kërkohet të jetë 8 metra në sekondë dhe 6 metra në sekondë me aksesorë.

Në një botë ku teknologjia fluturon mbi kokat tona, Shqipëria po mëson se as satelitët më të avancuar nuk mjaftojnë pa sy të vëmendshëm dhe të shpejtë në tokë. Blerja e dronëve për emergjencat civile dhe monitorimin urbanistik nuk është vetëm një hap teknik, por një mesazh i qartë se mbrojtja e natyrës, siguria dhe ligji kërkojnë vëmendje të përhershme dhe veprime konkrete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin
Previous article AKSIDENT I RËNDË NË FUSHË-KRUJË/ Makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin Aktualitet

NGA PASTRIMI I PARAVE, TE TENDERAT E AKSHI-t/ Jepet nesër masa e sigurisë për Ergys Agasin

AKSIDENT I RËNDË NË FUSHË-KRUJË/ Makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FUSHË-KRUJË/ Makina del nga rruga, hyn në avllinë e shtëpisë dhe bie në kanal, humb jetën shoferi 62-vjeçar

DETAJET/ Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili Aktualitet

DETAJET/ Alarmi për bombë në disa institucione, mes tyre SPAK-u, emailet kërcënuese u nisën nga Argjentina dhe Brazili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT