Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (27 gusht) në aksin rrugor Fushë-Krujë–Borizanë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.
Automjeti që drejtohej nga Vath Leka, 62 vjeç, banues në Borizanë, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një avlli shtëpie, para se të përfundonte në kanal.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, i cili udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


