• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA RRAHJA DERI TE PLAGOSJA ME ARMË/ Grabitjet e dhunshme të banesave dhe çiftet që “ranë pre” (FOTO)
Home
Ekskluzive

NGA RRAHJA DERI TE PLAGOSJA ME ARMË/ Grabitjet e dhunshme të banesave dhe çiftet që “ranë pre” (FOTO)

20 January, 2020 k.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Vjedhjet e banesave janë një problem i shtuar në vendin tonë, rastet e disa prej të cilave kanë përfunduar edhe në plagosje por fatmirësisht pa viktima.

Mbrëmjen e djeshme çifti i biznesmenëve Petrit dhe Afërdita  u plagosën me armë zjarri nga dy persona të armatosur që u futën në banesë për t’i grabitur. Çifti ndodhet në spital pasi ranë pre e një plumbi nga grabitësit. Gjendja e 61-vjeçarit që mori një plumb në bark, pas daljes nga ndërhyrja kirurgjikale është stabilizuar, po ashtu edhe e gruas së tij që ka një plagë në kofshë nga ngjarja që ka ndodhur. Gruaja vuante edhe nga tumori por ja kishte dalë ta triumfonte.

Si ndodhi ngjarja:

Ndërsa 59-vjeçarja tregon se fillimisht pasi dëgjuan zhurmën në korridor doli burri, ndërsa hajdutët i drejtuan pistoletën. Ajo është shprehur se autorët kërkonin lekët, por nuk arritën të merrnin asgjë. “Ndodheshim brenda në shtëpi. Vajza dëgjoj zhurmë dhe na tha dikush po hyn brenda. Petriti doli në korridor dhe një nga autorët i drejtuan pistoletën. Pasi dëgjova të shtënën dola dhe më qëlluan. Autoret kapërcyen murin dhe ikën me vrap. Kërkonin vetëm lekë. Nuk mundën të merrnin gjë” tha ajo.

Policia dyshon se autorët e ngjarjes janë të afërm ose komshinj të çiftit, pasi dinin lëvizjet dhe faktin që kishin planifikuar për të lëvizur nga banesa mbrëmjen e djeshme. Gjithashtu ata kanë hyrë nga mbrapa banesës, pasi nga dera kryesore ishin vendosur kamera dhe sistemi i alarmit. Policia vijon kërkimet duke ushtruar kontrolle në banesat e disa personave me precedentë, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Raste të tilla ku çiftet e bashkëshortëve njëkohesisht edhe të zotet e shtëpisë kanë rënë pre e grabitjeve të dhunshme nuk janë të pakta.

ALPEnews risjell disa prej tyre.

Një rast i tillë është edhe grabitja e banesës së një çifti të moshuarish në Korçë. Banesa ishte në pronësi të Foni dhe Afërdita Rapos. Dy persona të maskuar edhe me armë grabitën në banesën e çiftit 1 milionë lekë të vjetra si edhe një unazë floriri.

85-vjeçari u godit me qykën e armës në kokë ndërsa gruaja e tij u godit në krahë edhe në këmbë. Gruaja u shtrua në spital ku fatmirësisht nuk pati asnje problem me jetën.

.

Në Durrës, grabitësit  lidhin dhe  rrahin dy të moshuarit

Disa persona të maskuar depërtuan në banesën 3 katëshe të çiftit Kryemadhi me origjinë nga Skrapari. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj. Autorët nuk kanë qenë të armatosur me armë zjarri, por i kanë goditur me dru burrë e grua, të cilët jetonin vetëm si dhe i lidhën me çarçaf në dhomën e gjumit për të mos kërkuar ndihmë. Sipas dëshmisë së dhënë nga të dëmtuarit, autorët u kanë kërkuar t’u tregonin se ku i kishin paratë. Brenda një komodine kanë gjetur një shumë prej 100 mijë lekësh të rinj, ndërsa 5 mijë lekë të tjera i gjetën brenda një çante.

Një tjetër ngjarje në Durrës, çifti përjeton çaste tmerri pasi goditen me levë

Në fshatin Shkallnur të Durrësit çifti Shahe dhe Maliq Elezi u lidhën dhe u rrahën barbarisht nga tre persona që sulmuan banesën e tyre. Autorët grabitën 1 milion lekë në banesën e të moshuarve.  Maliq Elezi u shtrua në spitalin e traumës dhe në rrezik për jetën pasi mori një plagë trompoze në kokë.

ALPEnews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRÇARJET MES HARRY-T DHE WILLIAM MORËN FUND/ Meghan dhe Kate pajtojnë vëllezërit
Previous article TRAGJIKE NË ITALI/ Tifozi përplas për vdekje me makinë kundërshtarin (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025 Aktualitet

DETAJET E REJA/ U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT