• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA RESTORANTET, TEK MALLRAT LUKSOZE/ Zbulohet grupi italo-shqiptar që pastronte paratë në qendër të Firences
Home
Breaking News

NGA RESTORANTET, TEK MALLRAT LUKSOZE/ Zbulohet grupi italo-shqiptar që pastronte paratë në qendër të Firences

29 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane kanë goditur një grup kriminal të cilët dyshohet se prodhonin e shisnin lëndë narkotike, si dhe pastrim parash.

Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle në katër qytete të Shqipërisë dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë, ku në bashkëpunim me Eurojust kanë arritur të zbulojnë një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

“SPAK ka regjistruar procedim penal për hetimin e një organizate kriminele në kuadër të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve dhe pastrimit të parave. Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike të Firenze, koordinuar nga Eurojust, janë kryer kontrolle në 4 qytete të Shqipërisë, në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan dhe 23 kontrolle në disa qytete të Italisë.

Është zbuluar një investim prej 13.5 milionë euro në 31 restorante, 2 hotele dhe biznese të tjera të ndryshme.

Hetimi po vijon në mbledhjen e provave dhe përgjegjësinë penale të subjekteve nën hetim”, thuhet në njoftim.

Mediet italiane raportojnë se paratë e pista të grupit kriminal, janë investuar në biznese dhe janë riinvestuar më pas nga të dyshuarit në mallra luksoze.

Të dyshuarit arritën brenda 10 vitesh, konkretisht nga viti 2012 deri në 2022 të blinin rreth 20 restorante.

Dhe pikërisht nga viti 2022, do të fillonte praktika e moslëshimit të faturave për t’i derdhur më pas paratë e përfituara në drejtim të ” fondit të përbashkët ” që përdoren si për të fituar aktivitete të tjera ashtu edhe për të paguar punonjësit, mallrat ekstra luksoze dhe aksionet e Ischia, qoftë edhe në mënyrë të paligjshme, duke u konsideruar nga autoritetet shqiptrare e italiane si “përvetësim i rëndë”.

Janë një sërë restorantesh e biznesesh të tjera të cilat janë objekt hetimi, dhe shumica e të cilave është në pronësi të shqiptarëve, sikurse janë: Osteria del Proconsolo, Il Cavallino, tre restorante Gustavino, Locanda Fiorentina, Trattoria Giovanni, Lo Scudo, La Bistecca-Osteria Fiorentina, Braceria dei Tre Amici, Trattoria Ponte Vecchio, Osteria del Piorez Ristoroia, , Ristorante Caffè Pitti” (tani ‘Trattoria de Pitti’), Orcagna, Osteria Antico Bottaio, Osteria Lungarno, Sasso di Dante, Bar/Restorant Santa Maria Novella, Casa del Vin Santo, Osteria da Caterina, Muzeu i biftekut, Lo Snatino di Pesce , Osteria San Fiorenzo, Caffè della Galleria, Borgo Saccardi, Tre Pepi, Osteria le Pietre Bisteccheria, La Tenda Rossa, Cimatori 30 Osteria, Il Caminetto, Palapa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LIRUA NGA AMISTIA DHE U NIS DREJT ITALISË/ Leo Roci zhduket në kufirin serbo-kroat
Previous article "TË NDËRTOJMË NJË NATO TË ARSIMIT"/ Rama: Vendimet t’i bazojmë tek e ardhmja, i vetmi vend që na bashkon

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT