Në një seri ngjarjesh tronditëse, disa meshkuj të prfshirnë ose jo në banda kriminale në Shqipëri janë bërë viktima të atentateve të organizuara në mënyrë mafioze. Vajza misterioze, të përdorura si mjet për të krijuar besim dhe për të tërhequr viktimat, janë shfaqur si hallka kyçe në këto skema kriminale. Pas takimeve të sajuara, viktimat janë gjetur në pritë, duke u përballur me atentate të përgjakshme që kanë tronditur opinionin publik.
Por kush janë viktimat që kanë rë e kurtheve të ngritura në telefon nga vajza misterioze?
Mesazhe zanore me zë gruaje nga një profil i rreme në TIKTOK cuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra më 5 Janar në Shkodër.
Policia ka arritur të dokumentojë se pas skemës qëndron autori i dyshuar i krimit, tashmë i arrestuar.
Dy mesazhe zanore dërguar nga një profil i rremë në “TikTok” me emrin “Majli 544”, çuan Ramazan Matajn drejt pritës ku u vra, tregojnë hetimet e policisë krimin e ndodhur më 5 janar në fshatin Dragoç, Shkodër.
Sipas dosjes hetimore, pas këtij profili fshihej autori i krimit, Arjon Hasaj, tashmë i arrestuar i cili u identifikua përmes numrit të telefonit me të cilin kishte regjistruar adresën e rreme.Hasaj, duke u prezantuar si vajzë, e ftoi Matajn për takim në dalje të fshatit ku më pas e qëlloi me pushkë automatike, duke e lënë të vdekur.
Atentati ndaj Ergis Mihasi, u vu në pritë nga një vajzë!
32-vjeçari Erigers Mihasi, u vra në një atentat me armë zjarri bashkë me shokun e tij, kishte pak kohë që frekuentonte xhaminë, duke lënë pas të kaluarën e tij të errët dhe duke iu përkushtuar besimit islam.
Në dosjen e policisë, dyshohet se një vajzë ka patur rol të rëndësishëm në vrasjen që tronditi Astirin. Mësohet vajza 20-vjeçare nga Lushnja, dyshohet të ketë shërbyer si personi “karrem”, që ka ndihmuar autorët për t’ju afruar dhe më pas ekzekutuar dy të rinjtë. Vajza thirrej nga shokët si “Bella”, studente e arkitekturës në Tiranë vetëm 20-vjeçe.
Gjatë kohës kur Mihasi është larguar drejt Francës, dy të rinjtë kanë pasur vetëm lidhje virtuale duke komunikuar në telefon. Pasi është larguar nga Franca, Mihasi ka ikur në Gjermani dhe dy ditë para se të vritej në Astir ka ardhur në Shqipëri. Për ardhjen e tij në Shqipëri mësohet se ka patur informacion edhe “Bella”. Dy të rinjtë janë takuar me njëri tjetrin disa orë para se Mihasi të vritej, pak para atentatit ajo ka zbritur te Komuna e Parisit. (KLIKO-E PLOTË)
Adiola Lakra “karremi” për vrasjen e Hekuran Billës
11 qershor 2020/ Por rasti i “Bellës” nuk është i vetmi, Adiola Lakra, 27-vejçarja që u bë e njohur për publikun shqiptar si kurthi i Hekuran Billës. Adiola Lakra kishte një lidhje me Billën dhe i kërkoi një takim pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë. Biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit “BMË X6”, nga ekzekutori Viktor Marku dhe Sebastian Mali.
Hekuran Billa, i njohur ndryshe si Herland Bilali, ishte një emër i njohur për drejtësinë angleze. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Prel Markut, ngjarje e ndodhur në 2006. Ai u shpall fajtor për tre akuza, “Vrasje” , “Vrasje mbetur ne tentative” dy herë si dhe “Plagosje me dashje”.
Ish Miss Skrapari fut në kurth Marsel Sotirën
(Klodian Saliu vrasësi i Marsel Sotirës)
22 gusht 1999/ Edhe Marsel Sotirës që u ekzekutua përmes një karremi, ishte pikërisht vajza e zgjedhur si më e bukura e Çorovodës, ish-Miss Skrapari, Valbona Jaho.
Valbona Jaho, në atë kohë 17 vjeçe, do të rrëfente me gojën e saj përpara grupit hetimor se si nga e dashura e Klodian Saliut, një nga ekzekutorët e Marsel Sotirit, do të shtrëngonte duart me këtë të fundit, për t’i bërë ‘gropën’, brenda pak orësh.Punonjësi i Doganave, Marsel Sotira ishte vënë në ‘shënjestrën; e bandës së Durrësit dhe duhet që patjetër ta hiqnin qafe. Duke qenë se ai i kishte shpëtuar një atentati, kishte marrë hak duke vrarë dy anëtarë të bandës dhe më pas lëvizte me makina të blinduara e armë, djemtë e “bandës së Durrësit”, duhet të gjenin një tjetër mënyrë, për ta çuar në pritë.
Kështu, Saliu zgjodhi partneren e tij, Valbona Jaho, një bukuroshe nga Skrapari që për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe kërcënimeve që mori nga vetë i dashuri i saj, e la veten në duart e bandës së Durrësit. Valbona ishte matur t’i tregonte Marselit për kurthin që po i përgatitej, por vetëm kur mendonte kërcënimet, tërhiqej.
ALPENEWS.AL