• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA “PUSHTIMI” I TOKËS TEK AKSIDENTI NË SUKTH/ Arrestohen 2 shoferë në Durrës e Krujë, procedohen 4 persona
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA “PUSHTIMI” I TOKËS TEK AKSIDENTI NË SUKTH/ Arrestohen 2 shoferë në Durrës e Krujë, procedohen 4 persona

15 October, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy shoferë dhe 4 persona të tjerë janë arrestuar dhe proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Një 24-vjeçar u arrestuar pasi drejtonte motorin pa leje kurse një tjetër i dehur kishte përplasur në Sukth një të mitur 7 vjeç.

Ndërkaq në Derven të Krijës dy vëllezër i kanë pushtuar tokën vëllait të tyre të 3-të dhe janë proceduar penalisht. Po ashtu në Kapedanaj të Ishëmit pasi preu dru pa lejen e organeve kompetente.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Procedohen penalisht 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasen M. L., 58 vjeçe, banuese në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e saj, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa steka me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin H. Xh., 57 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi në fshatin Kapedanaj, Ishëm, Durrës, ka prerë 1.5 m³ dru zjarri, pa lejen e organeve kompetente.

—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit Sh. V., 45 vjeç dhe A. V., 42 vjeç, banues në Derven, Krujë, pasi i kanë pushtuar një sipërfaqe toke vëllait të tyre, shtetasit A. V.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

Z. L., 24 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

I. H., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi, në Sukth, duke drejtuar motorin në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin e mitur Xh. I., 7 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spitalin rajonal Durrës, është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.N

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË LINDUR NË NJË DITË/ Lori Hoxha dhe Valdrin Sahiti po përgatisin një festë të përbashkët? (FOTO)
Previous article TAKIM ME KRYEMINISTRIN, ZORAN ZAEV/ Balla: Dy vendet besojnë në të njëjtat vlera europiane

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT