• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Nga punësimi tek rrugët”/ Projektet kryesore që do të financohen për vitin 2018-ën
Home
Sociale

“Nga punësimi tek rrugët”/ Projektet kryesore që do të financohen për vitin 2018-ën

2 January, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore bashkëkohore me standardet më të mira europiane është prioriteti madhor i qeverisë në vitin 2018.

Mbi dhjetra projekte strategjike rrugore janë përfshirë të financohen këtë vit nga buxheti i shtetit dhe nga programi kombëtar  “1 miliard për rindërtim”,  dedikuar modernizimit  dhe transformimit të akseve kryesore rrugore.

Buxheti për infrastrukturën rrugore u rrit me 42 për qind, në 2018

15.3 miliardë lekë ose 42% më shumë se viti 2017, është buxheti i shtetit për investimet në infrastrukturën rrugore gjatë vitit 2018.

Akset rrugore:  Fushë Krujë-Milot-Morinë, Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, Lushnje-Berat, Qafë-Thanë-Lin-Pogradec, rrugët lidhëse me bregdetin Jon, Unaza e Re e Tiranës, Rruga e Arbërit, Berat-Buzuq-Çorovodë, Elbasan-Banje, Kardhiq-Delvinë, Ura e Leklit-Këlcyrë, 3 Urat-Leskovik, Korçë-Ersekë, By-passi Shkodër, Librazhd-Qafë Stude, Skrapar-Përmet, Kodër Kamëz-Tapizë, janë projekte konkrete që do konkretizohen gjatë këtë viti.

Sipas të dhënave nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë buxheti 2018  do të financojë 4.1 miliardë lekë për Unazën e Re të Tiranës, 1.3 miliardë lekë për rrugën Fushë Krujë-Milot-Morinë, pjesë e rrugës së Kombit. Ndërsa për vazhdimin e rrugës Qafë Thanë-Lin-Pogradec do të financohen mbi 1 miliard lekë. Gjithashtu financime do të adresohen edhe për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë, një aks i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

6 segmente rrugore, pjesë e programi kombëtar  “1 miliard për rindërtim”

Programi kombëtar “1 miliard për rindërtim” është mbështetja më e madhe financiare e qeverisë në 2018-tën për ndërtimin e veprave strategjike në infrastrukturën rrugore.

Rruga e Arbrit me një vlerë 33.7 miliardë lekë, ka ngritur siparin e Programit kombëtar “1 miliard për rindërtim” .  Ndërsa janë edhe 5 segmente rrugore, vlera e të cilëve arrin në miliona euro të cilat do të ndërtohen sipas formulës partneritet publik-privat.

Ndër akset kryesore që do të përfshijë kjo paketë për  ndërtim janë:  Tiranë-Thumanë-Vorë me vlerë 257 milionë euro, rrugën Kardhiq – Delvinë me një fond 64 milionë euro, segmentin Kashar – Rrogozhinë 312 milionë, rrugën Milot – Balldren me vlerë 100 milionë euro, aksin Orikum – Himarë me kontratë 133 milionë.

Investimet në infrastrukturën rrugore, impakt në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe jetën sociale

Injektimi i investimeve masive në infrastrukturën rrugore, ka impakt të drejtëpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të vendit, punësimin dhe jetën sociale të komunitetit.

Akset rrugore urbane apo rurale, konsiderohen si arteriet kryesore, me rëndësi të madhe për  faktin se ato sjellin hapësira të reja zhvillimi në funksion të turizmit, bujqësisë, tregtisë dhe ekonomisë në përgjithësi.

Projektet për ndërtimin e rrugëve, sipas standardeve më të mira bashkëkohore, në shtrim e asfaltim do të shtrihen edhe në vendosjen e ndriçimit të tyre apo sinjalistikën e duhur duke sjellë një transformim modern në këtë sektor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSKLUZIVE/ Kush është 16 vjeçari që u gjet i vekur nga prindërit natën e ndërrimit të viteve në Laç (FOTO+VIDEO)
Previous article Ja çmimi marramendës i fustanit së Zonjës së Parë të Amerikës në festën e Vitit të Ri (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI) Aktualitet

VRASJA NË KAMËZ/ Detajet: Konflikti nisi në kalçeto (EMRI)

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAMËZ/ Qëllohet për vdekje 1 person! Identifikohet autori i vrasjes

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës Aktualitet

NGA CNN, TEK BBC/ Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT