• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Nga problemet me shkëmbin Barketa deri tek Kanali Korfuzit”. Ja çfarë NEGOCIOI qeveria ‘Berisha’ me grekët
Home
Shqipëri

“Nga problemet me shkëmbin Barketa deri tek Kanali Korfuzit”. Ja çfarë NEGOCIOI qeveria ‘Berisha’ me grekët

30 January, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Në marrëveshjen e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese për delimitimin e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë, ekspertët patën kundërshtuar disa momente të rëndësishme, ku Shqipëria sipas përllogaritjeve të tyre humbiste territor 335 kilometra katrorë.

Kjo sepse ishulli Othonoi ishte skaji i territoreve tokësore greke nga ku janë përllogaritur dhe koordinatat e kufirit zyrtar. Nëse palët do të mbështeteshin në parimin e paanësisë ishullit të banuar Othonoi mund t’i jepej një det territorial vetëm me 12 milje detare dhe pjesa tjetër do t’i takonte brigjeve të Karaburunit përballë.

Në kundërshtim me Konventën e Detit u konsiderua dhe prirja e Greqisë për t’u futur në ngushticën e Otrantos, pasi asnjë shtet i tretë nuk ka të drejtë të vendosë vija të drejta bazore, për të ndërprerë detin shtetëror, hapësirën e afërt vijimore dhe hapësirën ekskluzive ekonomike të shtetit tjetër. Pabarazia në matje u konstatua pikërisht në mes të kanalit të ngushtë të Korfuzit, ku largësia është shumë e vogël dhe janë përdorur dhe shkëmbinjtë nënujor si pika referuese.

Shkëmbi Barketa është konsideruar si pikë skajore duke afruar kufirin pranë bregdetit shqiptar. Kjo bëri që me marrëveshjen e 2009-ës Shqipëria në kanalin e Korfuzit, mos të merrte gjysmën e kanalit; në disa pjesë vetëm çerekun e tij.

Kjo pasi si pika referuese u përfshinë dhe shkëmbinj që herë dalin mbi ujë dhe herë zhdukën, të cilët u barazuan me ishujt e mëdhenj. Ekspertët patën kontestuar si përllogaritej në cenim të territorit shqiptar edhe atë në gjirin e Sarandës, pasi matja ka nisur ka nisur nga muri historik i qytetit dhe jo nga vija ujore që do bashkonte kepin e Qefalit me Kepin e Mërtesës, ku duhej përcaktuar vija e mesme e baraslarguar.

Humbja e përllogaritur në këtë pikë është 15 km katror. Nga pikëpamja procedurale ky pakt i lidhur në 2009-ën dhe rrëzuar në 2010-ën nga Gjykata Kushtetuese nisi, pa marrë plotfuqinë për negociim tek presidenti i Republikës.

/tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARDHI QUKU/ Berisha-Rama, këta tregtarë flamujsh
Previous article Manchester City ka fituar 13 ndeshje radhazi kundër WBA…

g.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT