• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA POGRADECI/ Balla: Dialog me opozitën PO. negociata në dëm të demokracisë JO
Home
Politikë

NGA POGRADECI/ Balla: Dialog me opozitën PO. negociata në dëm të demokracisë JO

7 March, 2019 F.autor Politikë

Situata aktuale politike si edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit ishin në fokus të Asamblesë të Zgjeruar të degës së PS Pogradec.

I pranishëm në këtë takim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se prej 4 vitesh Pogradeci është në duar të gabuara.

“Për fat të keq ka katër vite që Pogradeci është në duar të gabuara.  Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme përpara. Sot jemi fiks 120 ditë nga dita kur ne do t’i kthejmë Pogradecit dinjitetin, moralin, përgjegjshmërinë dhe do ti japim një kryetar bashkie, i cili të punojë për Pogradecin, jo për bizneset e të vëllait të kryetarit.

 Kjo është një detyrë që ne kemi përpara.  Unë jam i sigurt se me Xhakollin, Shalsin dhe të gjithë ekipin këtu ne do ta fitojmë Bashkinë”, u shpreh i bindur Sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla.

Duke u ndalur në situatën e krijuar pas dorëzimit të mandateve nga opozita,  Balla theksoi se PS është e gatshme të dialogojë, por kurrsesi nuk mund të bëjë negociata në kurriz të demokracisë.

“Plot djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend. Besoj se java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim.

Ne jemi votuar të çojmë përpara reformat për shtet, për punë dhe mirëqenie. Kur flasim për shtet, Reforma në Drejtësi është reforma kryesore. 

Prandaj erdhëm sot! Për t’ju thënë se ne nuk tërhiqemi, për t’ju thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në vitin 2021, se Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, tha ai.

Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit politikë të qarqeve Berat dhe Korçë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe dy deputetët e zonës Eduard Shalsi dhe Ilir Xhakolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG TË NDESHJES NDAJ UDINESES/ Allegri zbulon planet: Të martën do të…
Previous article KEJVINA BRAKTIS EMISIONIN NË MES TË SEZONIT/ Zbulohet konflikti me Ermal Mamaqin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit Politikë

PROTESTA E DHUNSHME NË TIRANË/ Mbyllet Ambasada e Izraelit

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më Politikë

PROTESTA/ Rama: E kam dashur pa rezervë kur e kishin përplasur përtokë, njësoj edhe sot kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT