• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA PAGAT, TEK BONUSI I BEBES/ Rama nga Librazhdi: Më 11 maj duhet të na bashkoheni
Home
Politikë

NGA PAGAT, TEK BONUSI I BEBES/ Rama nga Librazhdi: Më 11 maj duhet të na bashkoheni

6 May, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama e ka zhvendosur fushatën elektorale në Librazhd, ku ka paraqitur platformën e PS-së për mandatin e katërt, nëse arrijnë të dalin forcë fituese në zgjedhjet e 11 majit.

Rama paraqiti shifrat mbi prodhimin e brendshëm bruto, borxhin publik, kreditë e këqija, përqindjen e popullsisë në rrezik për varfëri, tregun e punës, rritjen e pagave, pensionet, bonusin e bebes, etj, sesi u gjetën në 2013-ën, transformimin e tyre deri në 2025-ën dhe si do të ndryshojnë me Shqipërinë e 2030-ës.

“Prodhimi- sa prodhon një vend? Prodhimi kur morëm detyrën ishte nën 10 mld euro i gjithi. Sot është mbi 25 mld euro dhe në Shqipërinë 2030 do shkojë mbi 35 mld euro. Për këtë na u desh vetëm një dekadë. Të ardhurat për frymë, e gjetëm vendin me 3300 euro për frymë në vit, sot jemi në 10,324 euro dhe do shkojmë në 15 mijë euro në Shqipërinë 2030.

Borxhi: Gjetëm një situatë me shumë borxhe. Kur shqiptarët u bënë bashkë për t’i nxjerrë jashtë bufin e kënetën nga zyrat e shtetit, e kapën Shqipërinë në momentin e fundit në buzë të humnerës dhe e tërhoqën duke e shpëtuar nga një tjetër kolaps si ai i piramidave. Borxhi ka qenë 70% zyrtarisht, por shumë më i lartë në fakt me gjithë borxhin e fshehur, sot e kemi ulur në 54% që është brenda normës dhe do të thotë se ekonomia e financat janë mbi themele të sigurta.

Kreditë e këqija: Kur morëm detyrën çereku i kredive në banka ishin të këqija. Bankat kishin dhënë kredi dhe klientët nuk i paguanin dot. Sot jemi në 4 %, që është norma normale e çdo vendi.

Përqindja e popullsisë në rrezik për varfëri: Ka qenë shumë më lartë dhe në 2017 e zbritëm në 23% dhe sot jemi në 19% , që jemi në një mesatare të shumë vendeve në rajon e BE”, deklaroi Rama.

Ky i fundit u ndal edhe te tregu i punës dhe transformimi i tij gjatë qeverisjes “Rama”. Kryeministri premtoi rritje të pagave mesatare e minimale gjatë mandatit të tij të katërt, ndërsa premtoi ndër të tjera se sistemi i dhënies së bonusit të bebes do të ndryshojë duke filluar nga viti 2026.

“Tregu i Punës: Kemi pasur një papunësi 17.5%, sot jemi në 8.8%.

Rritja e pagave: Sot e kemi 400 euro. Në janar të 2026-ës do shkojë 500 euro paga minimale dhe brenda mandatit të katërt do jetë 650 euro minimalja të paktën. Paga mesatare 848 euro sektori publik me sektorin privat. Sektori publik pagë mesatare 1000 euro. Paga e mjekëve do shkojë në 2000 euro në 2030-ën.

Bonusi i bebes: Duke filluar nga viti i ardhshëm do ndryshojë sistemi, duke mos e dhënë më çekun direkt në maternitet, por do japim çdo muaj për fëmijën e porsalindur një mbështetje për nënën”, përfundoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMET ZGJEDHORE/ SPAK bën ‘bilancin’: 115 kallëzime, 25 nga partitë politike, 35 online! Nis hetimi për 35 raste
Previous article AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-LIBRAZHD/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, ndërron jetë 68-vjeçari! Plagosen edhe 4 të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT