• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PAGAT E LUFTËS TE DËRGIMI I PENSIONEVE…/ drejtoresha në Credins Bank sqaron qytetarët: Ja si do kryhet shpërndarja
Home
Sociale

NGA PAGAT E LUFTËS TE DËRGIMI I PENSIONEVE…/ drejtoresha në Credins Bank sqaron qytetarët: Ja si do kryhet shpërndarja

7 April, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Drejtoresha e Departamentit të Menaxhimit të Shitjeve në Degë në Credins Bank, Adja Angjeli, foli në një lidhje me “Skype” në News24 për masat e marra nga kjo bankë kundër koronavirusit, si dhe për punën në këto ditë të vështira të përhapjes së virusit.

Angjeli tha se Banka Credins ka marrë masa kundër COVID-19, me dezinfektime, maska e doreza, ku asnjë person nuk lejohet të shkelë në bankë pa pajisje, si dhe pa u dezinfektuar.

Më tej, ajo sqaroi të gjithë qytetarët, se si do të bëhet shpërndarja e pagave të luftës nga kjo bankë, ndërsa foli dhe për shpërndarjen e pensioneve nëpër shtëpi nga vetë banka.

“Qytetarët kanë shfaqur interes të shtuar për shërbimet bankare, kjo edhe për shkak të orarit të kufizuar. Gjatë këtyre ditëve, ne kemi ofruar shërbimet që ofrojmë gjithmonë. Qytetarët vijnë në bankë për të kryer tërheqjen e pagave të tyre, për të bërë derdhje, pagesa, një gamë të gjerë shërbimesh. Është shtuar edhe shërbimi për pagat e luftës, që janë hapur kohët e fundit në bankën tonë. Gjatë kësaj kohe janë shtuar dhe shërbimet ndaj pensionistëve, ku një pjesë e tyre do e marrin pensionin në shtëpi dhe është banka që ua dërgon. Janë marrë dhe shërbime të tjera për shtyrjen e kësteve të kredive”, tha Angjeli.

Çfarë masash ka marrë banka për të mbrojtur stafin?
Që në rastet e para të konstatitmit të personave me koronavirus ka hartuar një plan emergjence. Përvec kushtit që të gjithë duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza, kur shkelin në bankë, edhe pasi kryejnë të gjitha shërbimet, duhet të dezinfektohen. Banka ka bërë dezinfektim. Janë dezinfektuar të gjitha pajisjet e ATM-ve. Stafi i bankës është pajisur me solucione, doreza, maska. Në degët e bankës kemi instaluar disa aparatura, që masin temperaturën e klientëve që hyjnë në bankë.

Degët e tjera janë funksionale në gjithë Shqipërinë?

Në dy javët e para pasi filloi gjendja e jashtëzakonshme, banka ishte active vetëm me një pjesë të degëve, por që nga data 4 prill jemi aktive me të gjitha degët, që punojnë nga ora 07:00, deri në orën 12:30.

A ju del koha?
Ka një ngjushtim të veprimeve, por që deri më tani mendojmë se ja kemi dalë mirë.

Çfarë strategjie po ndjek Credins Bank për plotësimin e nevojave të klientit nga shtëpia?
Edhe para shfaqjes së pandemisë, banka ka zhvilluar përveç degëve të bankës edhe platformën online, ku klientët mund të realizojnë një pjesë të mirë të veprimeve pa qenë nevoja të jenë në bankë. Një pjesë e mirë e klientëve janë mësuar tashmë me këtë metodë.

Sa i përket pagës së luftës…
Pagat e luftës kanë sjellë shtim të numrit të klientëve. Banka ka hapur disa llogari të posaçme, që janë të pakomisionuara, si dhe iu ka ofruar këtyre klientëve edhe përdorimin e platformës online falas, pa asnjë komision. Në momentin që do iu kreditohet llogaria, nga banka do të njoftohen me një sms, në mënyrë që të mos paraqiten në bankë për të pyetur, por të vijnë vetëm për ta marrë. Kjo bëhet për të shmangur rradhët në bankë.

I keni marrë masat për një kohë të pacaktuar?
Ne po operojmë në bazë të një plani emergjence, që është ngritur nga strukturat e sigurisë, dhe që bën që të gjitha strukturat e bankës të jenë aktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ARDHMJA E CAVANIT/ Rodriguez: Ai e ka vendosur, ja ku do të shkojë!
Previous article NJË KAMPION I MADH ME KOSTO ZERO/ Milan hidhet në sulm, synon të "rrëmbejë" spanjollin...

k.autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT