• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

12 July, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet në internet në rritje, që lidhen me përdorimin e të dhënave personale dhe bankare për të kryer veprime në internet.

Spiro Brumbulli, Sekretar i përgjithshëm i Shoqatës së bankave, shprehet: “Nëse ndjek linqet e sugjeruara, ato të kërkojnë të dhëna personale dhe të dhëna sigurie, si kode, PIN etj., si në një rast të vërtetë, por që paratë shkojnë në llogaritë e tyre sepse lidhja është në një faqe të rremë. Transaksioni ndodh në një skemë mashtrimi duke i dërguar fondet në llogaritë e kontrolluara nga mashtruesi”.

Në raste të tjera, qytetarët mashtrohen edhe nga mesazhe që tregojnë se për ta ka një pako, por duhet të saktësojnë të dhënat për ta marrë atë.

“Këto mashtrime vijnë me mesazh në telefon dhe mund të ndodhë edhe me email në adresën personale janë skema mashtrime dhe për shkak të kuriozitetit individët i hapin dhe për fat të keq, ka pasur edhe individë që kanë rënë pre e mashtrimit”, thotë Brumbulli.

Bankat bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos i japin askujt të dhënat e llogarisë së tyre bankare.

“Fshini çdo mesazh apo email të ardhur nga një burim i panjohur që ju kërkon të kryeni veprime në linqe të cituara apo të kryeni telefonatë në numrin e treguar në tekst. Mos tregoni asnjë kuriozitet për të provuar se çfarë mund të jenë këto njoftime joshëse ose që ju kërkojnë të kryeni një veprim me urgjencë. Mos iu përgjigjeni teksteve që duket se janë nga një institucion financiar ose shitës që ju kërkojnë të përditësoni informacionin e llogarisë tuaj ose të jepni informacione personale. Në asnjë rast banka nuk do t’ju kërkojë të dhënat personale bankare, si numrin e kartës, PIN, kode sekrete ose fjalëkalime”, vijon ai.

Tre tipologji kryesore të identifikuara të mashtrimit “online” kanë të bëjnë me ofertat joshëse duke përdorur emra dhe marka të mirënjohur tregtarësh, ka oferta të rreme gjoja nga një dyqan si dhe mashtrime përmes mesazheve që të ka ardhur një pako por pagesa duhet të bëhet online me kartë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SULMEVE ME RAKETA DHE DRONË/ Ngushtica e Hormuzit futet në nivelin më të lartë të rrezikut
Previous article NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT