• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga ofendimet tek mos kandidimet/ Përçahet para zgjedhjeve Vetëvendosja
Home
Rajon

Nga ofendimet tek mos kandidimet/ Përçahet para zgjedhjeve Vetëvendosja

13 December, 2017 Redaktor2 Rajon

Pak muaj para se të organizoheshin zgjedhjet partiake brenda “Vetëvendosje-s” kjo lëvizje po ballafaqohet me çarjen e parë serioze që nga themelimi i saj.

Planifikohet që në fund të muajit shkurt apo në fillim të marsit 2018 lëvizja “Vetëvendosje” t’i zgjedhë strukturat e reja në hierarkinë partiake, ndërsa pak ditë më parë në medie është publikuar një komunikim në “Viber”, ku deputetja Aida Dërguti e ofendon rëndë ish-liderin e LVV-së Albin Kurtin dhe për këtë shkak të hënën që lamë pas ka dhënë dorëheqje nga pozita e anëtares së Kryesisë, si dhe nga funksioni i kryetares së Degës në Vushtrri.

Në lëvizjen “Vetëvendosje” tashmë janë krijuar dy grupe, ai që e mbështet Kurtin, si dhe grupi i ish-sekretarit të LVV-së Dardan Molliqajt, pjesë e të cilit është edhe deputetja Dërguti.

Ismail Kurteshi, sekretar i përgjithshëm dhe deputet i lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë dje për “Zërin” se zgjedhjet e brendshme të kësaj partie do të mbahen në fillim të vitit tjetër, por pa e saktesuar kohën kur do ndodh. “Natyrisht që zgjedhjet do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, por datën nuk e kemi caktuar. Një vendim të tillë e merr Këshilli i Përgjithshëm”, ka thënë Kurteshi.

Kurteshi nuk ka pranuar të flasë se kush do të jenë kandidatët për kryetar të partisë, ndonëse jozyrtarisht lakohen emrat e Kurtit, Molliqajt dhe Shpend Ahmetit. “Nuk e di kush do të kandidojë. Ka  kohë në dispozicion për t’i paraqitur kandidaturat. Kushdo mund të kandidojë.

Ndërsa unë për vete e di që nuk do të hedh kandidaturë, por të tjerët të gjithë e kanë këtë mundësi”, tha ai.
Kurteshi ka komentuar edhe dorëheqjen e Aida Dërgutit. “Mendoj që është vendim i saj personal, të cilin duhet ta përshëndes”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moment i tmershëm, makina fluturon në ajër çiklistin duke kaluar rrugën (FOTO+VIDEO)
Previous article Nderon shokun e vdekur duke u hedhur nga ujvara e lartë por ... (VIDEO+FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT