• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA NDËRTIMI I PALLATIT PA LEJE NË QENDËR TË DURRËSIT, TEK TENDERI…/ Zbardhet dosja që prangosi Vangjush Dakon
Home
Politikë

NGA NDËRTIMI I PALLATIT PA LEJE NË QENDËR TË DURRËSIT, TEK TENDERI…/ Zbardhet dosja që prangosi Vangjush Dakon

7 June, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

“News24” ka siguruar dosjen e plotë për çështjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” , se ish-kryebashkiaku Dako është në hetim për dy çështje të ndryshme, për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave si edhe për ndërtimin e pallatit pa leje në qendër të Durrësit.

“Fiqiri Faruku është biznesmeni që ka bërë ndërtimin. Janë të dyshuar për vepër penale shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. Për Dakon hetimi ka nisur muaj më parë pas një kallëzimi të bërë për një pallat që u dëmtua rëndë dhe ka rezultuar se kompania me administrator shtetasit Fiqiri Faruku ka bërë këtë ndërtim, por kallëzuesit deklarojnë se pallati i tyre u dëmtua nga tërmeti, dhe është bërë i pabanueshëm dhe kjo e konstatuar nga ekspertët se projekt-ndërtuesi nuk e ka ndërtuar në përputhje me kushtet teknike. Në vitin 2014 ka përfunduar e gjitha, por rezulton se punonjësit e Bashkisë së Durrësit përfshirë edhe Vangjush Dakon kanë legalizuar pallatin që ishte ngritur të paktën katër kate pa leje. Gjithashtu në dosje theksohet se Dako po hetohet për dy çështje të ndryshme. Bëhet fjalë për tenderin për mbushjen me rënë në plazhin e Currilave, me vlerë 22 mln lekë, ndërsa theksohet se Dako është në hetim edhe për pallatin pa leje në qendër të Durrësit”, ka raportuar gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu gazetarja Lala tha se ka dyshime se ka pasur një rrjedhje të informacioneve, dhe se Vangjush Dako është mbajtur në hetim.

“Nëse pallati do të ishte shembur nga tërmeti mund të kishte humbje të jetëve njerëzore. Banorët në fillim pretendonin për veprën penale të vrasjes në tentativë. Por u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre. Kishte diskutime se SPAK mund të vepronte. Sipas informacioneve prokuroria e Posaçme iu drejtua gjykatës me një kërkese për caktimin e masave të sigurisë. Pati një rrjedhje të informacionit, por edhe një vëzhgim të Vangjush Dakos. Nga info, Dako nuk është larguar nga Durrësi dhe gjatë gjithë kohës ka qëndruar pranë shtabeve elektorale. Që në momentin që Prokuroria bëri kërkesë për arrestim të tij, ishte nën vëzhgim nga policia.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRVEÇ ISH-BANORËVE TË BB-VIP/ Zbulohen dy konkurrentet e reja të Kepit të VIP-ave
Previous article AKSIDENTOHET NË VENDIN E PUNËS 54-VJRÇARI/ Mjeku neglizhon mjekimin e tij, procedohen 3 persona

s.autor

Postime të ngjashme

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj Politikë

"EUROPA NJË MOMENT VENDIMTAR"/ Rama nga Konferenca BE-Ballkani Perëndimor: Investoni në vendin tuaj

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor Breaking News

"2027 MUND TË JETË VITI I SHQIPËRISË"/ Marta Kos: BE do zgjerohet deri më 2030, po përgatitet të presë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete Aktualitet

E MITURA SHQIPTARO-AMERIKANE E HUMBUR PREJ NJË JAVE/ 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT