• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA NATO TE “BOTA SERBE”/ Kush e drejton sot Malin e Zi?
Home
Rajon

NGA NATO TE “BOTA SERBE”/ Kush e drejton sot Malin e Zi?

21 December, 2025 s.autor Rajon

E vërteta e hidhur: Si e humbi Mali i Zi kursin drejt Perëndimit

Mali i Zi ishte republika e fundit e ish-Jugosllavisë që shpalli pavarësinë, pas një referendumi më 21 maj 2006, ku 55.5% e qytetarëve votuan për ndarjen nga Serbia. Kjo ishte një kthesë historike që jo vetëm i riktheu Malit të Zi statusin shtetëror, por tregoi qartë se shumica e qytetarëve orientoheshin drejt Perëndimit, duke mbështetur qartazi anëtarësimin në BE dhe NATO.

Megjithatë, ndërtimi i një shumice pro-perëndimore nuk ishte proces i shpejtë apo i lehtë. Trashëgimia historike dhe lidhjet shekullore kulturore e fetare e kishin lidhur Malin e Zi me Rusinë dhe Serbinë. Kjo u reflektua edhe në rezultatin e referendumit, ku 44.5% e qytetarëve votuan kundër. Serbia, në atë kohë, ndihmoi drejtpërdrejt fushatën për kundër pavarësisë, duke ofruar mbështetje financiare, mediatike dhe inteligjente. Madje, as SHBA dhe BE nuk treguan entuziazëm të madh për këtë ndarje, të paktën fillimisht. Por Rusia në ato vite kishte prioritete të tjera dhe nuk u përqendrua te Mali i Zi.

Gjërat ndryshuan ndjeshëm dhjetë vjet më vonë, kur Mali i Zi po afrohej me NATO-n. Rusia u shpreh hapur kundër anëtarësimit të Malit të Zi në Aleancë, dhe përmes strukturave anti-perëndimore në Serbi dhe Mal të Zi, Kremlini, përmes GRU-s (shërbimi sekret ushtarak rus), tentoi të rrëzonte qeverinë e Milo Gjukanoviqit dhe të ndalonte anëtarësimin. Ky ishte rasti i famshëm i tentativës së grushtit të shtetit në zgjedhjet e tetorit 2016. Grushti u ndalua, pjesëmarrësit u dënuan në shkallë të parë, dhe provat u ofruan nga inteligjenca perëndimore. Madje, presidenti serb Aleksandar Vučić e konfirmoi skenarin e tmerrshëm.

Por ndonëse Mali i Zi u bë pjesë e NATO-s, u tregua se nuk kishte shpëtuar përfundimisht nga ndikimi rus dhe serb. Kjo u vërtetua në zgjedhjet e 30 gushtit 2020, kur pushteti kaloi tek koalicioni i partive pro-serbe dhe pro-ruse, i udhëhequr nga Fronti Demokratik i Andrija Mandić dhe Milan Knežević (të dënuar më parë për tentativën e grushtit të shtetit) dhe partia Demokratike e Aleksa Bečić. Ky koalicion nuk do të kishte shumicë, po të mos ishte për mbështetjen e lëvizjes URA të Dritan Abazovićit, i cili me vetëm 5% të votave ndryshoi ekuilibrat. Kjo mbështetje u pa si vendimtare për rrëzimin e qeverisë së DPS-së së Gjukanoviqit.

Paradoksi që pushteti kaloi te forca që dikur ishin kundër vetë ekzistencës së Malit të Zi si shtet i pavarur, nuk ishte i vetmi. BE dhe SHBA, me qëndrimet e tyre të paqarta, lejuan ndërhyrjen e hapur të Beogradit dhe Moskës, duke favorizuar ardhjen në pushtet të lojtarëve të Vučićit dhe Putinit.

Qeveria e parë, ajo e Zdravko Krivokapićit, u dakordësua në manastirin Ostrog në prani të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), e cila sot është aktori më i fuqishëm politik në Mal të Zi. Kjo kishë, e lidhur ngushtë me Patriarkanën e Moskës, ka promovuar retorikë ekstreme, anti-NATO dhe anti-BE, dhe ka glorifikuar kriminelët e luftës si Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç.

Për pesë vjet me radhë, Mali i Zi është qeverisur nga struktura që i mbajnë ose tolerojnë këto vlera. Megjithatë, Brukseli dhe Uashingtoni vazhdojnë ta konsiderojnë qeverinë aktuale si partnere për NATO dhe integrimin europian. Për ironi, sa më shumë dëm institucional, ekonomik dhe demokratik i shkaktohet vendit, aq më afër duket afrimi me BE-në.

Qytetarët malazezë me orientim të sinqertë perëndimor janë të zhgënjyer. Shumë prej tyre kanë kaluar në abstinencë elektorale, ndërsa të tjerë janë joshur nga benefitet dhe janë bashkuar me pushtetin. Mbështetja për BE dhe NATO ka filluar të bjerë, dhe madje as vetë qeveria nuk po e fsheh më këtë fakt

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ 45-vjeçari nga Tirana u sulmua me thikë në Durrës, dërgohet në spital. Policia jep detajet e para
Previous article KISHIN KTHYER "VJEN" NË ZANAT/ 3 shqiptarë arrestohen në Itali

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT