• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
NGA MINATORËT TEK…/ Denaj: Ja si do të investohen 14 milionë dollarë në vit
Home
Ekonomi

NGA MINATORËT TEK…/ Denaj: Ja si do të investohen 14 milionë dollarë në vit

23 May, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, theksoi sot se “nga projektligji që prezantojmë sot do të përfitojnë 13.300 minatorë, 7.600 naftëtarë dhe 2.500 metalurgë, me një vlerë totale prej 14 milionë dollarë në vit.

Në fjalën e saj në Kuvend, ku po diskutohet “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ministrja Denaj tha se “duke marrë parasysh harkun kohor të veprimit prej 10 vjetësh, bëhet fjalë për një vlerë prej 140 milionë dollarë, që buxheti i shtetit do t’i akordojë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, si agjencia që mbulon çështjet e pensioneve”.

“Projektligji që prezantojmë sot, fokusohet në trajtimin suplementar, duke vlerësuar punën në vite, në dekada, të punonjësve që kane punuar e punojnë në tre profesionet më të vështira: ate të minatorit nën tokë, të punonjësve të industrisë së naftës e gazit dhe të metalurgjisë. Projektligji ju jep një trajtim suplementar shtesë punonjësve të tre kategorive të përmendura më sipër, plot 23.400 punonjësve, që janë në pension ose që do të dalin në pension në vitet në vijim”, – nënvizoi Denaj.

Sipas saj, me miratimin e këtij projektligji sigurohet pensioni suplementar si një shtesë mbi pensionin e pleqërisë të përfituar nga skema kontributive.

Ndërkohë, vijoi ajo, përfitim tjetër i këtyre kategorive është edhe ulja e moshës për daljen në pension, në 55 vjet për minatorët dhe 60 vjet për naftëtarët dhe metalurgët. “Projektligji është trajtim financiar shtesë, nuk është një status për këto profesione, pasi statuset janë me spektër më të gjerë që lidhen jo vetëm me përfitime financiare në moshë pensioni”-. shtoi Denaj.

Ministrja u shpreh se “projektligji është diskutuar me grupet e interesit, sindikatat përkatëse të minatorëve, industrisë dhe naftës, dhe individë ish minatorë, tani në pension. Projektligji është paraqitur për miratim edhe në Këshillin Kombëtar të Punës në nëntor 2018, si detyrim ligjor i Kodit të Punës. Në mbledhjen e fundit të këtij Këshilli, sindikatat e minatorëve, të industrisë dhe të naftës kërkuan me insistim kalimin e projektligjit me procedurë të shpejtuar”.

ERTV Live😊: PËR MINATORËT, METALURGËT E NAFTËTARËT Projektligji u jep një trajtim suplementar shtesë plot 23 400 punonjësve të 3 kategorive. Ulet mosha e daljes në pension në 55 vjet për minatorët dhe 60 vjet për naftëtarët e metalurgët. – Fjala e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 23. Mai 2019

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ 102-vjeçarja vret të moshuarën në azil dhe i tha...
Previous article ASTRIT PATOZI/ Përfaqësuesit e qeverisë në KQZ rrëzojnë arbitrarisht kandidatin tonë në Berat

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT