50 kilogramë kanabis të paketuara kanë dalë në bregun Italian ditën e sotme. Lënda narkotike fillimisht është pikasur nga plazhistët e më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë.
Mbi pakot e drogës ka pasur disa shenja me bojë të kuqe, të ngjashme me svastikën.
Vendi ku ka dalë droga, në veri të Brindisit, është ndër më të rrahurit nga trafikantët që kalojnë Adriatikun. Të njoftuar nga pushuesit në Speçhiolla, kanë ndërhyrë forcat e rendit që kanë “peshkuar” pakot, të cilat përmbanin rreth 19 kile marijuanë. Nga dëshmitë e disa prej plazhistëve, një barkë me motor ishte shfaqur aty pranë, duke kaluar disa herë. Nuk ka asnjë shenjë që mund të flasë me siguri për origjinën e drogës, por hetuesit thonë se ky është një aks i konsoliduar i trafikut, sidomos me Shqipërinë.
Nuk dihet nëse droga është hedhur nga trafikantët në rast rreziku apo ndonje mjet lundrues është mbytur dhe sasia e 50 kilogramëve marjuhanë ka përfunduar në det.
Trafiku i lëndëve narkotike është një “biznes” që duket se nuk shteron kurrë. Nga kamionat me banane, bagazhet e automjeteve tek gomonet e ngarkuara deri “në fyt”.
Kjo e fundit është një nga mënyrat më të zgjedhura të trafikantëve për transportin e pakove me drogë POR jo më e thjeshta pasi numërohen shumë raste që kanë përfunduar fatale, që nga humbja e lëndës narkotike, tek rrezikimi i vetë jetës së skafistëve ose personave që i shoqërojnë.
Plot 1 TON kanabis shkoi dëm në vitin 2013 kur përfundoi në brigjet e Kilinis pranë Patras në Greqi e shpërndarë në 50 pako të mëdha. Poseduesit e saj nuk arritwn ta çonin “porosinë” deri në fund për shkaqe që nuk u zbuluan por një sasia e parave që mund të fitohej nga kjo ishte shumë e madhe.
Një vit pas kësaj ngjarje trafikantët humbën rreth dy TON kanabis kur e hodhën drogën e tyre në det pas kanosjes së policisë italiane. Ata ia dolën të arratiseshin por iu desh të humbnin të gjithë mallin. Vlera e lëndës narkokotike shkonte në 9 MILIONE EURO.
Dy shqiptarë nga Vlora kanë rrezikur të mbyten në det vitin e shkuar , teksa skafi me të cilin lundronin ka nisur të fundoset. Në ndihmë të dy skafistëve që ka rezultuar të jenë shqiptarë kanë shkuar forcat e rojes bregdetare italiane, të njoftuar nga një anije me flamur maltez.
Operacioni për shpëtimin e tyre nuk ka qenë i lehtë dhe ka zgjatur disa orë . Skafi me të cilin udhëtonin dy shqiptarët ishte gjysëm i fundosur dhe për këtë arsye, në ndihmën e parë lundruesve u ka shkuar anija me flamur të Maltës, e ndihmuar edhe nga rojet bregdetare italiane.
POR pas operacionit të shpëtimit është konstatuar se në mjetin lundures të drejtuar nga dy shqiptarët kishte një sasi të madhe kanabisi, cka mendohet se ka cuar edhe në fundosjen e skafit. Dyshohej për 1.5 tonë lëndë narkotike ndërkohë që shqiptarët iu dorëzuan autoriteteve italiane.
AlpeNews.al








