• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA MBLEDHJA ME 20 VETA/ Kryemadhi: Njerëzit e duan LSI, jemi të ndershëm e realistë
Home
Politikë

NGA MBLEDHJA ME 20 VETA/ Kryemadhi: Njerëzit e duan LSI, jemi të ndershëm e realistë

1 March, 2019 F.autor Politikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë takimit me të rinjtë e forumit rinor në njësinë nr 2 në Tiranë, e binduar ka deklaruar se në muajin maj do të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Sakaq, Kryemadhi theksoi se do të jenë vetë socialistët, por edhe gjithë shqiptarët që do ti thonë “JO” krimit të organizuar që ka marrë peng vendin, ndërkohë që thotë se njerëzit e duan LSI pasi është parti realiste dhe e ndershme.

“Të jeni të bindur që 94% e shqiptarëve meqë flitet për sondazhet dhe po jua them unë që bëjmë dhe ne sondazhe dhe i bëjmë sondazhet shumë të mira.

94% e shqiptarëve mendojnë që Shqipëria është më e varfër se ç’ka qenë. 94% e shqiptarëve besojnë që jeta e tyre është më e shtrenjtë se ç’ka qenë, çka do të thotë se dhe socialistët edhe ata që nuk votojnë kurrë, mendojnë si ne.

Prandaj detyra juaj është që t’i zgjojmë, t’i sensibilizojmë, t’u flasim për LSI. Që jemi një forcë politike dhe parti politike e të rinjve dhe të rejave.

Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për LSI-në. Njerëzit e kanë perceptimin shumë të mirë për ta ndryshuar këtë realitet.

Tashmë duhet të bëhemi gati që njerëzit ti çojmë në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve që do të jenë në fund të majit, sepse jam e bindur që zgjedhjet e përgjithshme parlamentare do të jenë të parakohshme. 

Sepse në radhë të parë do të jenë socialistët ata që do ta vendosin në cep Edi Ramën dhe në radhë të dytë do të jetë e gjithë shoqëria shqiptare që do ti thotë JO krimit të organizuar që ka marrë në dorë fatet e fëmijëve të shqiptarëve.

Prandaj që nga ky moment mos hezitoni më. Çdo ditë e më shumë që zvarritet pushteti i kalbëzuar i Edi Ramës aq më shumë kalbëzohet dhe aq më i pafuqishëm bëhet. Prandaj terreni është i juaji, hapësirat janë tuajat, mos ndaloni’, tha kryetarja e LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NGORDHI LOPA/ Edmond Panariti i premtoi lopë të re, por… nuk e ka marrë kurrë
Previous article "MUND TË GJENI FATURAT"/ Drejtori i Rendit: E vërteta e gazit në protestë, ja ku e ka blerë policia

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare Breaking News

PROTESTUESIT MBLIDHEN TE PARLAMENTI/ Anulohet seanca e sotme plenare

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja Politikë

PROTESTA/ Ministri i Brendshëm Demo: Skenar i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara Politikë

SKANDALI I SHISH/ Rama në Luksemburg: Askush nuk është mbi ligjin, ne duhet të ecim ne përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT