• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga mbikalimi i ri te “Sheshi Shqiponja”, te treni dhe ndërtimi i 17 shkollave. Zbulohen projektet e qeverisë
Home
Shqipëri

Nga mbikalimi i ri te “Sheshi Shqiponja”, te treni dhe ndërtimi i 17 shkollave. Zbulohen projektet e qeverisë

2 May, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama mbërriti sot përkrah kryebashkiakut Erion Veliaj në Bulevardin e Ri të Tiranës, ku qeveria prezantoi disa projekte me peshë, sidomos për sa i takon infrastrukturës rrugore dhe asaj hekurudhore në vend.

Në këtë mënyrë, bien poshtë zërat, sipas të cilave mes kryeministrit dhe qytetarit të parë të Tiranës ka një ftohje.

Ndërkohë, zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Artan Shkreli paraqiti transformimin që do të pësojë Unaza e Madhe e Tiranës, me ndërtimin e mbikalimit te Sheshi Shqiponja.

Shkreli parapriu ndryshimet e mëdha edhe në hekurudhën shqiptare, e cila do të nisë fazën e saj të re të funksionimit brenda qershorit të vitit 2021.

Është parashikuar që stacioni i Trenit do të rikthehet në Tiranë në zonën ku ka qenë, dhe madje treni do të mund të depërtojë nëpërmjet një sistemi të ri deri në Sheshin Nënë Tereza.

Ndërtimi i mbikalimit te “Sheshi Shqiponja”

Segmenti nga Shkolla Teknologjike te Sheshi Shqiponja do të jetë me dy korsi vajtje-ardhje prej 11.5 metrash, të cilat në projektin e ri, si pjesë e unazës e bashkon shkollën teknologjike me kopshtin botanik. Do të ketë 3 korsi aktive, 3,75 metra secila dhe një tjetër 3 metra për emergjenca, që janë korsi të standardeve më të larta evropiane. Do ketë ndarje në mes të trafikut me gjelbërim dhe secila nga anët do të ketë rrugë dytësore, secila me dy korsi nga 3.5 metra.

Rrugët dytësore do të interveprojnë me këtë unazë, ndërmjet nënkalimeve dhe mbikalimeve, pa ndërpreje semaforiale apo me rrotonda. Kjo unazë është vetëm 2.2 km, por është shumë e gjatë në nivel kohor. Pajisja e unazës me rrugë dytësore do të bëjë që kjo unazë të kalohet për 2 minuta, gjë që sot është e paimagjinueshme, pasi në rastet e pikut ajo kalohet edhe për 25 minuta.

Përfitimet janë të mëdha dhe po bëhemi gati ta fillojmë, jemi në ratifikimet e fundit të mobilimit urban, pasi do jetë një vepër që do ketë edhe një impakt mjedisor. Do ketë edhe barriera për mbrojtjen zanore, duke qenë se kalon në një ndër zonat më intensive urbane të Tiranës. Ideja me bashkinë e Tiranës ka qenë që të mos krijojmë një ndarje me Kamzën, por përkundrazi të jetë një rrugë që i lidh dy komunitetet.

Hekurudha

Edhe hekurudha është planifikuar dhe është koha të realizohet. Është hapur tenderi, për hekurudhën Tiranës-Durrës, më e para e vendit dhe e para që do rivihet në jetë. Te Qafa e Kasharit do krijohet një degëzim që do kalojë në Rinas, duke lidhur kështu Tiranën dhe Durrësin me Rinasin. Bashkë me këtë hekurudhë, do ndërtohet edhe stacioni intermodal, që do bëhet pak a shumë pranë spitalit Hygea, i cili do jetë shumë i rëndësishëm pasi do jetë një stacion hekurudhor në rang Shqipërie, që do mbulojë dhe rrugët drejt Malit të Zi, dhe në Maqedoni, për hekurudhën që do kalojë në Pogradec dhe Lin si dhe në Greqi. Do të ringrihet një stacion terminal pasagjerësh ku ka qenë, në terminalin e ri. Parashikohet një futje trenash me modul më estetik dhe të reduktuar në qendër të qytetit me sistemin “light rail”. Po shikohet mundësia për ta çuar deri në Sheshin nënë Tereza, duke i qëndruar planit rregullues francez, një ndër planet më të mirë në Shqipërinë e pasluftës.

Do të krijohet Du-rana, hapësira Tiranë-Durrës, me ndërkëmbim të nyjeve të transportit ajror, detar dhe tokësor,  austostradal dhe hekurudhor. Për çështje muajsh do shohim frytet dhe realizimet, dhe në qershor të 2021 do të kemi funksionimin i hekuriudhës së re shqiptare.

Ndërkohë, vetë kryeministri Edi Rama foli për objektivin e punësimit.

Objektivi i vitit është 25 mijë të punësuar brenda vitit, jemi mbi normën e punëismit mujor. Duhet të luftojnë fort me mendësinë se vetëm puna në shtet është punë dhe se midis punës në shtet dhe asaj në privat, kur mungon e para, është më mirë ndejtja në kafene se privati. Duhet të shtyjmë fort për arsimin profesional. Ka njerëz të aftë fizikisht për punë, por që nuk zotërojnë asnjë zotësi të veçantë. Për këta njerëz kemi ndërtuar një sistem të ri bashkëpunimi. Kush është i papunë dhe dëshiron të fillojë punë, merr financim nga shteti, financim mbi mesataren e ndihmës ekonomike për t’u trajnuar, për 1,2 3, muaj sipas nevojës që të mund të hyjë në rrugën e punësimit. njerëzit që këkrojnë punë, të vetëdijësohen, se shteti nuk është punëdhënës, por është punëkërkues. Do të kemi një bashkëbisedim të gjerë për këtë proces.

Projekte të tjera

17 shkolla janë në proces ndërtimi në Tiranë. Edhe qendrat shëndetësore të Tiranës do të kenë një transformim të ri. Do të transformohen 300 prej tyre në të gjithë vendin, 80 prej të cilave  këtë vit. Një pjesë e konsiderueshme janë në Tiranë. Do shtrihemi më shumë në komunitet, me një qasje të re. Policia do të jetë më pranë komunitetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjithmonë meshkujt ju braktisin? Tre gabimet që nuk duhet të bëni!
Previous article Nuk e paska ditur! Oriola gjen më në fund kuptimin e emrit të saj (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës Politikë

KUVENDI MBLIDHET NË SEANCË PLENARE/ Disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT