• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA MASAT KUNDËR COVID-19 TEK DIALOGU ME SERBINË/ Zbardhet biseda telefonike mes Kurtit dhe presidentin Macron
Home
Rajon

NGA MASAT KUNDËR COVID-19 TEK DIALOGU ME SERBINË/ Zbardhet biseda telefonike mes Kurtit dhe presidentin Macron

9 April, 2020 Delo.autor Rajon

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që ka folur për situatën me COVID dhe për dialogun Kosovë-Serbi. Zyra e shtypit të kryeministrit ka zbardhur bisedën mes dy lidërve, ndërsa Kurti ka nënvizuar se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. “Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti, duke folur për pandeminë COVID-19, ai e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19, ku ndihma evropiane e caktuar për Kosovën filloi me 5 milionë euro dhe do të ka kap vlerën e përgjithshme prej 68 milionë eurosh. Kurti informoi presidentin Macron për masat e marra prej Qeverisë dhe rezultatet, duke thënë se beteja kundër virusit COVID-19 mbetet prioritet i drejtpërdrejtë i Qeverisë në detyrë.

Ai po ashtu e falënderoi gjithashtu presidentin Macron për deklaratën e përbashkët franko-gjermane në lidhje me mocionin e mosbesimit në kushtet e tanishme. Kryeministri nënvizoi se zbrazëtira e krijuar nga ky mocion nuk mund të mbushet, as kriza politike nuk mund të tejkalohet, veçse nëpërmjet zgjedhjeve të reja, e vetmja mënyrë legjitime dhe legale për vënien në jetë të një qeverie të re. “Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes udhëve antikushtetuese. Zgjedhjet e reja politike janë të mundshme vetëm pas zgjidhjes së krizës shëndetësore”, ka thënë Kurti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, nga ana e tij, Presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare. “Më pas, Presidenti francez dhe Kryeministri folën për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog. Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BANJO DIELLI NË KOPSHTIN E SHTËPISË/ Eranda Libohova i zileps të gjithë me foton e fundit
Previous article "MËKATET E..."/ Shqiptarët luten tek Kisha e Laçit që Perëndia të heqë “mallkimin” me emrin koronavirus

Delo.autor

Postime të ngjashme

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT