• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA LUFTA NË UKRAINË, TE DHOMA E PËRBASHKËT E TREGËTISË/ Kryeministri i Japonisë tregon çështjet që ra dakord me Ramën
Home
Politikë

NGA LUFTA NË UKRAINË, TE DHOMA E PËRBASHKËT E TREGËTISË/ Kryeministri i Japonisë tregon çështjet që ra dakord me Ramën

22 February, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida i uroi mirëseardhjen kryeministrit Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Ndër të tjera, ai zbuloi edhe pikat për të cilat kanë rënë dakord të dyja palët si të dënojnë me forcë agresioin rus kundër Ukrainës.

Sakaq, Kishida njoftoi se bënë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve midis dy vendeve duke përfshirë edhe importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu edhe ngritjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Japoni.

Fjala e plotë e kryeministrit të Japonisë:

I uroj mirëseardhjen kryeministrit të Shqipërisë Rama në vizitën e tij në Japoni, për herë të parë pas 15 viteve për një kryeministër shqiptar.

Japonia dhe Shqipëria janë vende me mendësi të ngjashme që bashkëndajnë vlerat themelore. Të dyja vendet tona janë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara këtë vit. Unë pata një takim më herët me zotin Rama ku shkëmbyem drejtpërdrejtë në mënyrë të sinqertë pikëpamje për marrëdhëniet dypalëshe si edhe për çështje të ndryshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit tonë, ne ramë dakord të dënojmë me forcë agresionin rus kundër Ukrainës, që është një shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare, që dhunon dhe cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Unë shpreha se si vendi i vetëm që ka vuajtur shkatërrimin e bombardimeve atomike gjatë luftës, Japonia kurrë nuk mund të pranojë kërcënimet ruse për armët bërthamore e jo më përdorimin e tyre.

Duke punuar në partneritet me shoqërinë ndërkombëtare ne do të vazhdojmë të përçojmë një mesazh të qartë për këtë. U shpreha po kështu se Japonia në presidencën e G7 këtë vit të ushtrojë udhëheqjen e saj për të hartuar sanksione të ashpra Rusisë dhe për t’i dhënë ndihmë Ukrainës.

Ne ramë dakord se vendet tona duhet të vazhdojnë të punojnë ngushtë përfshirë rezolutën që do të nxirret nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Më tej, në fushën ekonomike në bëmë një vlerësim të situatës të marrëdhënieve midis dy vendeve duke përfshirë edhe importin e tonit nga Shqipëria në Japoni, gjithashtu edhe ngritjen e Dhomës së Tregtisë Shqipëri- Japoni. Jemi shpresëplotë që me vizitën e kryeministrit Rama këtë herë do të kemi një nxitje të të eksporteve nga Shqipëria si dhe investimeve nga Japonia.

Realizimi i paqes dhe prosperitetit rajonal në Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, është e rëndësishme jo vetëm për Evropën, por për bashkësinë ndërkombëtare në përgjithësi, përfshirë Japoninë.

Nga ky këndvështrim nisma për bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor, Japonia synon të forcojë mbështetjen tonë për reformat enga vendeve të Ballkanit Perëndimor në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar, për t’u anëtarësuar në BE dhe do të vendosë një ambasador përgjgjës për Ballkanin Perëndimor.

Pas kësaj konference për shtyp, me kryeministri Rama do të diskutojmë gjatë darkës për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe rolin që ka Shqipëria për pajtimin etnik.

Ne do të diskutojmë mjedisin e vështirë në paqësor dhe në rajon.

Synoj që t’i shpjegoj Kryeministrit strategjinë kombëtare të sigurisë që ka miratuar qeveria jonë duke njohur këtë situatë aktuale dhe në fakt mësova që ai gjatë takimit pra, e kuptonte ose më mirë e dinte një gjë të tillë. Unë shpresoj që përmes vizitës së zotit Rama ne të forcojmë bashkëpunimin midis dy vendeve. Faleminderit shumë zoti Kryeminsitër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që mbeti i vrarë aksidentalisht pas shkëmbimit të zjarrit mes një grupi bashkatdhetarësh
Previous article KONFERENCË ME HOMOLOGUN JAPONEZ/ Rama: Vlerësoj angazhimin për të vendosur një ambasador për Ballkanin

s.autor

Postime të ngjashme

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente... Politikë

"BËRA NJË ZOTIM QË PO BËHET REALITET"/ Rama flet për sigurinë në shkolla: 20 institucionet e para në Tiranë janë pajisur me kamerat inteligjente...

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa” Politikë

RAMA MBLEDH TË ENJTEN GRUPIN E PS NË PALLATIN E "BRIGADAVE"/ Në fokus sërish “Besa”

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë Politikë

LËVIZJE NË PS/ Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT