• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Home
Politikë

NGA LSI, PD DHE ALEATËT/ Si duhet lexuar votimi për Vettingun në prag të zgjedhjes së presidentit

12 February, 2022 Delo.autor Politikë

Të enjten  klasa politike u vu përpara ultimatumit për të ndryshuar Kushtetutën dhe kjo sërish për t’i shërbyer reformës në sistemin e drejtësisë të nisur pesë vite më parë.

Ultimatumi i drejtohej në mënyrë direkte opozitës shqiptare, e cila është e përçarë në tre kampe, në PD të Bashës dhe të Berishës. Ndërsa pjesa e tretë e këtij grupimi përfshin katër deputetët e LSI-së dhe aleatë e tjerë të PD-së, PR, PAA, LZHK, PDIU.

Në sallën e Parlamentit kur po diskutohej për ndryshimet kushtetuese natyrshëm kishin nisur edhe negociatat për krijimin e lobimeve apo dhe të matjes së forcës së raporteve brenda opozitës.  Sali Berisha që në krye të herës shpalli se nuk do të votonte për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa të pavendosurit ishin aleatët e dikurshëm të PD-së, por edhe vetë LSI-ja, e cila tashmë është në një koalicion me grupimin e ish-kryeministrit për zgjedhjet lokale në 6 bashki.

Por brenda opozitës kishte përçarje të votave dhe madje kjo mund të shihet si një tendencë se si mund të lëvizë raporti i forcave kur pritet që Parlamenti të përballet me zgjedhjen e presidentit. Ndërsa lufta mes Bashës dhe e Berishës është fuqizimi i tyre duke i marrë sa më shumë deputetë njëri-tjetrit për t’u bërë faktor si opozitë.

Natyrshëm presioni i ndërkombëtarëve ka bërë të veten për votat pro, por ka ndikuar dhe në mos bindjen e disave pavarësisht që “urdhëruan” të votonin pro, abstenim, apo kundër ndryshimit të Kushtetutës për Vettingun.

Kështu nga LSI-ja jashtë rreshtit ka dalë Agron Çela që ka votuar pro, duke mos abstenuar si katër deputetët e partisë së tij si Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho.  Edhe pse e cilësoi këto ndryshime kushtetuese si një pakt të dytë të 17 majit, Kryemadhi preferoi të abstenonte duke mbajtur i dalë kundër ultimatumit të ndërkombëtarëve.

Brenda PD-së ka një miks mënyrash votimi në abstenim dhe mos pjesëmarrje. Deputetja Emilja Koliqi ka abstenuar për ndryshimin e Kushtetutës. Ndërsa nga grupi i PD-së nuk ishin prezent Flutura Açka, Tomorr Alizoti dhe Alfred Rushaj. Nuk dihen arsyet e këtyre mungesave, por Rushaj ishte një nga deputetët që ka pasur rezerva për linjën e mbajtur nga Basha dhe për përjashtimet e demokratëve tashmë të rreshtuar në grupin Berisha.

Edhe Alizoti ka qenë një ndër deputetët që nuk i ka mbështetur plotësisht përjashtimet, duke mos u rreshtuar në asnjërin krah. Ndërsa nga grupimi Berisha, nuk ka marrë pjesë Edi Paloka, i cili kohët e fundit është tërhequr nga përballja me Bashën.

Aleatët e sotëm apo të dikurshëm të PD-së votuan pro ndryshimeve kushtetuese. Kjo përfshin Fatmir Mediun, Dashamir Shehun, Vangjel Dulen, Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën. Edhe pse janë të pakënaqur nga Basha, ata duket se në këtë moment nuk mund t’i bashkoheshin thirrjes së Berishës për të mos votuar ndryshimet kushtetuese. Një gjë është e sigurt se ky votim mund ti vlejë edhe mazhorancës për të eksploruar dhe negociuar në të ardhmen zgjedhjen e presidentit. Ky bashkim i parë votash për vettingun solli 108 vota pro dhe 4 abstenime.

Nuk ishin prezent

Flutura Açka PD

Tomorr Alizoti

Edi Paloka

Alfred Rushaj

Nuk votuan

Sali Berisha

Oerd Bylykbashi

Luçiano Boçi

Isuf Çela

Belind Këlliçi

Bujar Leskaj

Edmond Spaho

Agron Shehaj

Tritan Shehu

Flamur Noka

LSI

Agron Çela pro ndryshimeve kushtetuese

Abstenim

Emilja Koliqi PD

Monika Kryemadhi LSI

Erisa Xhixho

Pertit Vasili

Pro nga aleatët

Agron Duka, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Fatmir Mediu (abstenon te reforma zgjedhore) (Shqip)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ 3.5 miliardë dollarë të Afganistanit do të përdoren për kompesimin e viktimave të 11 shtatorit
Previous article NJË TJETËR NDESHJE TITULLAR TEK SOUTHAMPTON/ Armando Broja shkëlqen edhe ndaj Manchester United

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT