• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA LLALLA TEK PADITË NDAJ METËS DHE BERISHËS/ Zbardhen 40 dosjet e rekomanduara të SHBA-BE që do marrë në dorë SPAK
Home
Sociale

NGA LLALLA TEK PADITË NDAJ METËS DHE BERISHËS/ Zbardhen 40 dosjet e rekomanduara të SHBA-BE që do marrë në dorë SPAK

16 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë ndezur motorët për ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Zyrtarizimi i KLGJ dhe i KLP ishte vetëm hapi i parë i reformës në drejtësi, pasi e gjithë vëmendja do të jetë e përqendruar te organet antikorrupsion. Gazeta ka mësuar se shumë shpejt ambasada e SHBA, ambasada e BE dhe misionet mbështetëse të tyre EURALIUS dhe OPDAT do të ngrenë një grup pune, i cili do të asistojë në ngritjen e SPAK dhe BKH. Burime nga Ministria e Drejtësisë i thanë gazetës se këto dy organe do ngrihen tërësisht me mbështetje të ndërkombëtarëve dhe ata do të mbikëqyrin çdo lëvizje të institucioneve shqiptare.

Po ashtu gazeta ka mësuar se javën tjetër mblidhen KLGJ e KLP dhe të pranishëm do jenë dhe ndërkombëtarët, të cilët do të monitorojnë takimet e anëtarëve. Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorisë do të jenë organet që do zyrtarizojnë SPAK. Shumë shpejt ata pritet të hapin garën për rreth 10 prokurorë, të cilët do të godasin korrupsionin në nivele të larta. Ndërkohë SHBA ka gati dhe paketën e ndihmës financiare dhe teknike. Në janar pritet që të jepen mijëra dollarë fonde, ndërsa do të vijojnë dhe ekspertë të caktuar që do të sjellin pajisje speciale.

Shpresat e qeverisë janë se brenda marsit SPAK dhe BKH të nisin nga puna për të luftuar korrupsionin në nivele të larta.

Emrat e parë që rrezikojnë

Me ngritjen e SPAK dhe BKH asnjë pushtetar nuk e ka të sigurt postin. Kushdo që ka bërë afera do marrë atë që meriton. Por në bazë të ligjit, janë disa emra të rëndësishëm që rrezikojnë të kalojnë të parët në skaner. Sipas ligjit për organet e luftës ndaj korrupsionit, me ngritjen e SPAK, si Prokuroria e Krimeve të Rënda, ashtu dhe Gjykata e Krimeve të Rënda do i transferojnë të gjitha dosjet te SPAK. Momentalisht sa i takon personazheve të politikës, në dorë të prokurorisë apo gjykatës janë rreth 11 dosje shumë sensitive.

I vetmi shpëtim për zyrtarët e akuzuar është nëse prokuroria i pushon hetimet, pasi nëse ajo i mban të hapur dhe i çon për gjykim, çdo gjë shkon te SPAK. E para është çështja në ngarkim ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ai po hetohet për 4 vepra penale dhe nëse Krimet e Rënda nuk pushojnë çështjen, dosja do kalojë me patjetër atje. Një tjetër emër është ish-ministri Saimir Tahiri. Edhe ai është në hetim dhe me shumë gjasë dosja do shkojë për gjykim. Pas kësaj gjykata është e detyruar ta transferojë çështjen te SPAK.

Akuzat ndaj Metës e Berishës

Ndër dosjet e para që do të përfundojnë në duart e SPAK janë dhe ato në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Te Krimet e Rënda ndodhet prej disa kohësh një padi ndaj të dyve, e bërë nga juristi Romeo Kara, sa i takon aferës CEZ-DIA. Madje këtë dosje ai pak ditë më parë ja u dërgoi dhe ndërkombëtarëve. Dosja është ende e hapur. Një tjetër dosje që ka shkuar te Krimet e Rënda është dhe një padi që ka bërë Izet Haxhia ndaj Berishës. Vetëm javën që kaloi ajo shkoi aty.

Të ngelurit e vetingut

Por më të rrezikuarit nga të gjithë janë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë ngelur në veting. Janë plot 31 emra që janë shkarkuar nga detyra dhe që të gjithë janë gjetur në shkelje të ligjit, pasi kanë fshehur pasuritë. Ka të tjerë që kanë bërë disa shkelje, nga mashtrimi me formularët, te falsifikimi i tyre. Gazeta ka mësuar se për të gjithë do të ketë hetim penal. Sapo SPAK të ngrihet, pritet që KPK të depozitojë aty provat. Pra sapo SPAK e BKH të ngrihen, janë rreth 42 dosje të rëndësishme që do kalojnë në dorë të tyre./ Kliti TOPALLI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I LAJ KA*ËN GJITHË TIRANËS E JO MË ÇUNIT TIM"/ Erion Veliaj tregon dedikimin ndaj djalit (FOTO)
Previous article VETËM ME HUDHËR DHE LIMON/ Si të pastroni krejtësisht arteriet e zemrës

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT