• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA LISTA E ZGJEDHËSVE TEK…/ 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit
Home
Politikë

NGA LISTA E ZGJEDHËSVE TEK…/ 7 alibitë e PD-së që sinjalizojnë humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

27 January, 2021 F.autor Politikë

Nga Adriatik Doçi

Teksa na ndajnë më pak se tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Partia Demokratike ka intensifikuar alibitë dhe justifikimet për një humbje të mundshme, e cila do të do ta linte në opozitë të paktën deri në vitin 2025.

Tre nga 7 alibitë kryesore, të cilat sinjalizojnë pasigurinë dhe parapërgatitjen e PD-së për një disfatë mundshme, lidhen me procesin e rindërtimit.

Partia Demokratike kërkoi të ndalohej procesi i rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019, me pretendimin se ky proces do të shtojë votat në favor të mazhorancës dhe në disfavor të PD-LSI.

Madje, në 6 janar 2021, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, firmoi edhe një kallëzim penal kundër kryeministri Edi Rama, disa ministrave dhe kryebashkiakëve.

Sipas padisë më të pazakontë të bërë ndonjëherë, qeveria po shfrytëzon rindërtimin për interesa elektorale. Ditën e sotme, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, bëri një tjetër akuzës, sipas të cilës qeveria po rindërton shtëpitë e mbështetësve të saj, ndërsa militantët e PD-së po i lë në çadër.

PD-ja ka ngritur edhe një pretendim tjetër, sipas të cilit procesi i rindërtimit është shtyrë qëllimisht sa më parën zgjedhjeve, për llogari votash. “Qeveria po e përdor fatkeqësinë për zgjedhje”, ka deklaruar PD.

Po gjatë ditës së sotme, Partia Demokratike dega Korçë, ka pretenduar se po kruhen parregullsi me listat e zgjedhësve.

Në deklaratë thuhet se “Dega e PD të Korçës konstaton me shqetësim parregullsi të përmasave alarmante me listat e votuesve,të cilat cenojnë në thelb standardet demokratike të procesit zgjedhor”.

Angazhimi i pretenduar i administratës në fushatën elektorale është një tjetër alibi e PD-së për rezultatin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas përfaqësuesve të opozitës, drejtorët e shkollave janë urdhëruar që të marrin të dhënat personale të prindërve të nxënësve dhe të mbledhin kartat e tyre të identitetit, për qëllime elektorale.

Përfaqësues të PD-së kanë ngritur edhe një pretendim tjetër, atë të përdorimit të aseteve shtetërore për fushatë, duke bërë edhe një kallëzim për përdorimin e helikopterit të ushtrisë për qëllime elektorale.

Në fund të vitit 2020, PD e lexoi buxhetin për vitin 2021, si një buxhet i hartua në bazë të interesave elektorale.

Ndërkaq, për të justifikuar humbjen në zgjedhjet e 2017, me një diferencë mbi 300 mijë vota me PD-së, Lulzim Basha përdori dosjen e 184 të Dibrës, dy vjet më vonë.

Megjithatë, një nga simbolet e kësaj dosje, Xhelal Mziun, Basha e ‘gradoi’ në krye të fushatës në Dibër, për zgjedhjet e 25 prillit 2021./shqiptarja.com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA E..."/ Zbulohet postimi prekës që kishte bërë Albert Krasniqi para se të VRITEJ nga i ati
Previous article "MBRETI I DITËS" NË INSTAGRAM/ "NAMI" me liket, por Bora Zemani mban vendin e parë si asnjë herë tjetër (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’ Breaking News

PRITJA E PARË E AMBASADORIT TË RI AMERIKAN WENDT/ Marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet ‘Non grata’

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit Politikë

VIZITA NË SHBA/ Rama publikon foto me Presidentin Donald Trump! Krahas tyre edhe bashkëshortja e kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT