• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA LESHI TEK MËNDAFSHI/ Ja cilat janë rrobat më rezistente ndaj koronavirusit
Home
Jetë

NGA LESHI TEK MËNDAFSHI/ Ja cilat janë rrobat më rezistente ndaj koronavirusit

13 June, 2020 s.autor Jetë

Në shumë vende, dyqanet e veshjeve kanë rihapur dyert e tyre pas disa javësh mbyllje nga koronavirusi, por pavarësisht kësaj ato kanë marrë masa të rrepta higjene që klientëtë mos të ndihen të rrezikuar nga sëmundja vdekjeprurëse. Shumë prej tyre kanë dizefektuar çdo cep të dyqanit e disa të tjerë kanë hedhur rrobat që janë veshur më shumë se dy herë ngë një person.

Deri më tani tani të gjithë jemi të informuar se koronavirusi përhapet nëpërmjet përshtymës dhe spërkatlave të tështimës por nuk e dimë se sa mund të qëndrojë në një sipërfaqe e mbi të gjitha se sa mund të qëndrojë mbi një rrobë.

Ndëkohë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se pëlhura janë më të përshtatshmet për të luftuar përhapjen e viruseve dhe baktereve, bëjnë me dije mediat e huaja.

Po cilat pëlhura janë më të përshtatshmet për të luftuar përhapjen e viruseve dhe baktereve?

Industria e modës është aktivizuar në përpjekje për të gjetur përgjigje të përshtatshme. Për të sqaruar një temë të mprehtë dhe të ndërlikuar, South Morning Post Kina kërkoi mendimin e disa ekspertëve.

Edwin Keh, në Institutin e Kërkimit të Tekstileve dhe Veshjeve në Hong Kong, shpjegoi se: Çdo ind ka shfaqje të ndryshme dhe se ende nuk është bërë punë e gjërë mbi shumëllojshmërinë aktuale të koronaviruseve dhe marrëdhënien me sipërfaqet e buta si pëlhura. Ajo që ne dimë është se ka disa pëlhura antibakteriale, të tilla si leshi, kashmiri dhe mëndafshi.

Përsa i përket leshit, Keh tha se kjo pëlhurë përdoret si një material me performancë të lartë nga marka të ndryshme pikërisht sepse “ajo ka një ‘sipërfaqe armiqësore’ mbi të cilën bakteret nuk mund të mbijetojnë.

Ai tha se rrobat me sipërfaqe të lëmuara dhe me shkëlqim, siç është lëkura, janë të mira sepse ato mund të pastrohen lehtësisht dhe nëse materialet e veshjeve kanë veti antimikrobike natyrore, do të jetë më e komplikuar që viruset dhe bakteret të mbijetojnë mbi to.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUTBOLLI PA TIFOZË/ "Rebelohet" trajneri i Celtas: Pse lejohen te garat me dema?!
Previous article ËNDRRA BËHET REALITET/ Veliaj i dorëzon çelësat e banesës së re familjes Krasniqi, banesa iu shkatërrua nga tërmeti

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT