• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KSAMILI NË KOMAN/ Bllokohen 21 mjete lundruese, nga jet ski tek gomonet e skafet! Gjobiten pronarët që rrezikuan jetën e plazhistëve
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA KSAMILI NË KOMAN/ Bllokohen 21 mjete lundruese, nga jet ski tek gomonet e skafet! Gjobiten pronarët që rrezikuan jetën e plazhistëve

20 August, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë ditë më parë, pushimet për katër adoleshentë u kthyen në tragjedi në Himarë, ku një 16-vjeçar së bashku me tre shokët e tij kishin marrë mjete lundruese në plazhin e Llamanit. Por një përplasje e papritur mes dy jetski-ve, shkaktoi vdekjen e të riut, zemra e të cilit ndaloi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara në të gjithën vijën bregdetare, përgjatë gjithë sezonit turistik policia ende vijon të konstatojë raste shkeljesh nga mjete të ndryshme lundruese. Së fundmi nga Ksamili në Koman, u bllokuan 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka.
Nga monitorimi i vazhdueshëm i vijës bregdetare, janë bllokuar 15 mjete lundruese nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit, pasi u kapën në shkëlje të rregullave të lundrimit

– Në Tale, Shëngjin, Velipojë, Durrës, Dhërmi, Radhimë dhe Sarandë janë bllokuar 11 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, konkretisht në trajektoren e lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë-Korfuz; 8 drejtues u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord, ndërsa 2 drejtues u ndëshkuan me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar me ligj.

– Në Koman, Dhërmi, Orikum, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone, 4 mjete lundruese skafe dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord.

– Në Sarandë u bllokua një varkë plastike. Drejtuesi i saj u ndëshkua me masat administrative 100 000 lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për tejkalim të numrit të pasagjerëve të lejuar në bord.

Gjatë këtij sezoni turistik, deri më tani, shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare dhe Forca Delta  kanë kontrolluar 1597 mjete lundruese, nga të cilat 504 janë bllokuar e ndëshkuar me masa administrative për  lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni përdorimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NË KONFERRNCA HARTON SKICA TË PANUMËRTA..."/ Gazeta italiane: Edi Rama, artisti i famshëm që punon si kryeministër
Previous article SITUATA MË E RËNDË NË 40-VJET NË ISHUNT KANARIE/ Zjarret “pushtojnë” Spanjën

s.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT