Magid Magid, kryetari i bashkisë së Sheffield në Britaninë e Madhe, ka fituar një vend në Parlamentin Europian.
I njohur si kryebashkiaku më “cool”, Magid është bërë i njohur edhe pas kritikave ndaj Trump si edhe i ndaloi atij vizitën në qytet.
29-vjeçari, i cili u transferua në Sheffield nga Somalia kur ishte pesë vjeç, është edhe kryetari më i ri në moshë që ka pasur qyteti si edhe këshilltari i parë i Partisë së Gjelbër që ka marrë këtë detyrë.
“Ne ia dolëm. Dita e sotme ka të bëjë me një valë të gjelbër që po kalon përmes Evropës dhe ulet në brigjet e Yorkshire për herë të parë. Ne sapo kemi nisur”, shkroi ai në Twitter pasi fitores.
Politikani pro BE-së ishte një nga gjashtë deputetët e zgjedhur në rajonin e Yorkshire dhe Humber.