• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA KOPSHTI BOTANIK, TEK TRANSFORMIMI I AKUADROMIT/ Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
Home
Politikë

NGA KOPSHTI BOTANIK, TEK TRANSFORMIMI I AKUADROMIT/ Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50

17 December, 2024 s.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke e vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, pa lënë pa përmendur edhe një sërë projektesh të tjera që ka në fokus buxheti 2025.

Veliaj tha se numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do ta kalojë shifrën 50.

“Tani fillojnë edhe tre shkollat e reja, por duam të bëjmë të njëjtën gjë te Liqeni i Thatë, pranë Kopshtit Botanik, në një pronë të bashkisë. Nuk po flas për brenda Kopshtit Botanik sepse plas histeria, por bëhet fjalë në cep të Kopshtit Botanik, dhe një tjetër te shkolla “Dritëro Agolli”, që është midis pallateve te Parku Olimpik. Këto janë tre investime për pjesën e njësisë tuaj dhe besoj se me 45 shkollat që i kemi bërë tashmë, do të shkojmë në 50 shkolla të reja në të gjithë Tiranën”, tha Veliaj.

Ai shtoi se një tjetër investim i rëndësishëm është ai për krijimin e një hapësire që mund të shfrytëzohet për qendër panairesh.

“Pas Tregut Agro-Ushqimor, qeveria ka hapur një konkurs paraprak për të pasur një qendër të madhe të panaireve, për ata që duan të reklamojnë produkte industriale dhe ta trajtojnë Tiranën si pikën hyrëse të të gjitha panaireve në Ballkan, Kjo do t’i shtonte më shumë turistët, do sillte më shumë biznes në Tiranë. Përveç kësaj, janë edhe disa hapësira të tjera ikonike, si Kopshti Botanik, në të cilin ende nuk kemi investuar sepse jemi në gjyq e mezi pres të nisim punë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se një tjetër projekt i rëndësishëm është transformimi i akuadromit, për t’u kthyer në një hapësirë kursesh sportive.

“Atë hapësirë e morëm nga privatët dhe sot është si dita me natën me ç’ka qenë, por si dizajn është ende i viteve ’90. Jemi duke përgatitur një konkurs – njësoj siç po bëjmë për qendrën për trajtimin e fëmijëve me spektrin e autizmit, që do të ndërtojmë në Njësinë 2 – për transformimin e hapësirës së akuadromit. Do të shohim idetë më të mira, por është shumë e rëndësishme ta bëjmë pesë herë më të bukur, më të madhe dhe më ndjellëse këtë hapësirë”, përfundoi Veliaj.

Nga shkolla “Besnik Sykja”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikujtoi sërish pensionistët e qytetit, që të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative për të aplikuar dhe për të marrë më pas falas abonenë e përgjithshme të autobusit.

“Kemi pasur një fluks në të gjitha njësitë administrative për t’u regjistruar për abonenë falas. Në dallim nga bonusi i qeverisë që jepet cash, ky është një bonus që do të jepet çdo muaj, me një abone 16 mijë lekëshe falas. Gjyshi ose gjyshja mjafton të paraqitet vetëm nje herë pranë njësisë së tij administrative për të vërtetuar që janë qytetarë të Tiranës. Duhet vetëm një kartë identiteti. Bëhet një regjistrim me skaner, pra futesh në një sistem, që kur pastaj në datën 25 dhjetor deri në datën 1 janar të dalin abonetë në pikat që do të njoftohen nga Bashkia, shtetasi, pensionisti ose pensionistia, shkon vetëm me kartën e identitetit dhe një fotografi, merr abonenë e përgjithshme, ashtu siç e ka marrë gjithmonë, por kësaj herë pa pagesë”, sqaroi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËR GRABITJEN E RINASIT/ Klement Çala futet në regjimin “41 biss”
Previous article LËKUNDJE E FORTË TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja sa ishte MAGNITUDA dhe epiqendra e tij

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT