• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KËRKESA PËR RUAJTJEN FIZIKE TEK AKUZAT PËR ISH-MINISTRIN XHAFAJ/ Jep dorëheqjen Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA KËRKESA PËR RUAJTJEN FIZIKE TEK AKUZAT PËR ISH-MINISTRIN XHAFAJ/ Jep dorëheqjen Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj

27 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Gjyqtari i Apelit Alaudin Malaj ka dhënë dorëheqjen. Burime për Top Channel bëjnë me dije se ai e ka dorëzuar dorëheqjen në KLGJ.

Në letrën të cilën Top Channel e disponon Malaj duke e konsideruar një vendim të rëndësishëm, thotë se: “Duke patur parasysh se dorëheqja nga detyra dhe mbarimi i statusit të magjistratit është një proces automatik, i detyrueshëm, një algoritëm, kam pranuar gjithashtu edhe heqjen dorë nga ky status. Unë jam plotësisht i bindur në ushtrimin nga ana juaj të kompetencave kushtetuese dhe ligjore për të pranuar dhe vijuar sa më shpejt me këtë kërkesë, pasi detyra e re më kërkon që ky vendim të merret sa më shpejt të jetë e mundur”.

Ndër të tjera Malaj falenderon ata që i kanë ndenjur pranë, përfshirë familjarët dhe shprehet se i ka qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës.

Malaj është i njohur për publikun edhe me deklaratat e tij kundër ish ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, kur ai u ka dërguar një letër 11 institucioneve në vend, ku kërkonte ruajte fizike nga shteti për shkak të rrethanave jo të zakonshme të krijuara për të.

Në një intervistë për Top Channel ai thoshte se në vitin 2015 vëllai i tij është kërcënuar me jetë, çështje kjo që sipas tij nuk u hetua kurrë.

“Vëllai im ka bërë kallëzim penal për një vrasje me pagesë të një personi në Vlorë, i cili nuk u hetua kurrë, biles u pushua çështja, madje u fshinë edhe materialet e çështjes nga prokuroria. Ndikimi ishte shumë i madh”, shprehej gjyqtari.

Lidhur me një sërë ngjarjesh të ndodhura me të dhe familjarët e tij, gjyqtari Alaudin Malaj, thoshte se mungesa e reagimit ndaj kallëzimeve të ndryshme kishte ardhur për shkak të ndikimit të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Me gjithë respektin për ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, por ai nuk mund të drejtojë dot Policinë e Shtetit, përderisa njerëzit janë të Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit, që nga drejtori i policisë, e deri tek i fundit. Mos të them edhe tjetrën, që një pjesë të drejtorave që ishin larguar më para nga detyra dhe ishin ndjekur edhe penalisht, Fatmir Xhafa i ngriti në detyrë”, shprehej Alaudin Malaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME RAMËN NË KRYEMINISTRI/ Ambasada amerikane: Kim mori garanci për reformën, gjithëpërfshirje për ndryshimet kushtetuese
Previous article MBËRRIN NË KUVEND PAKETA E DYTË E KËSHILLIT POLITIK/ E-maili i Gjiknurit: Nesër kthejmë përgjigje për hapje ose jo 100% të listave dhe koalicionet

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT