Samiti më 12 qershor në Singapor ku do të realizohet takimi midis Donald Trump dhe Kim Jong Un, do t’i kushtohet paqes në botë sipas presidentit amerikan. Ky takim i cili do të shkruhet në histori vjen si i pabesueshëm në vazhdën e kërcënimeve të bëra midis shteteve dhe ofenimeve personale midis dy liderëve. Por si rrodhën ngjarjet nga kërcënimet bërthamore, ofendime personale, kthesa olimpike, vizita e pompeut, dhe cfarë do të nënshkruajnë në takim dy liderët
1.Kërcënimet bërthamore
Më 2 janar 2017, përpara marrjes së detyrës, presidenti i ri amerikan pohoi se Koreja e Veriut nuk do të ishte kurrë në gjendje të zhvillonte një armë bërthamore të aftë për të goditur territorin amerikan.
Mundësia diplomatike dukej fillimisht e përshtatshme me kontekstin. Në maj të vitit 2017, para fillimit të përshkallëzimit të tensioneve, Donald Trump u shpreh i gatshëm për të takuar liderin koreanoverior.
“Nëse kushtet do të ishin të përshtatshme për t’u takuar me Kim Jong Un, do ta bëja absolutisht. Do ta isha i nderuar ta bëja”, deklaronte ai.
Por gjatë verës, Pheniani lëshoi dy raketa ndërkontinentale dhe Kim siguroi se i gjithë territori amerikan ishte në rrezen e tyre. Kjo u pasua me një krizë mes dy shteteve, kryesisht shënuar nga sanksione financiare amerikane dhe premtimi i Trumpit se do të përgjigjej me “zjarr dhe tërbim” ndaj çdo sulmi koreanoverior.
2.Ofendime personale
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në shtator 2017, Trump e cilësoi Kim si “burri i vogël raketë”. Dy ditë më vonë, Kim iu kundërpërgjigj me fjalët: “Do ta disiplinoj me zjarr palën amerikane.”
Në shtator të vitit 2017, ish-manjati i pasurive të patundshme akuzoi Phenianin për tortura që shkojnë përtej së imagjinueshmes ndaj Otto Warmbier. Ky student amerikan i burgosur në Korenë e Veriut në janar të 2016-s për vjedhjen e një posteri propagandistik, iu dorëzua amerikanëve në gjendje kome në qershor të vitit 2017. Ai vdiq një javë pas riatdhesimit.
3.Kthesa olimpike
Në shkurt të vitit 2018, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Pyeongchang të Koresë së Jugut, dy Koretë u afruan në mënyrë simbolike duke parakaluar së bashku në ceremoninë e hapjes dhe në aspektin diplomatik me takimin e dy të dërguarve të posaçëm të Veriut dhe Jugut.
Trump përshëndeti në atë kohë fillimin e çtensionimit të marrëdhënieve.
4.Vizita e papritur e Pompeos
Në cilësinë e drejtorit të CIA-s dhe përpara se të merrte drejtimin e diplomacisë amerikane, Mike Pompeo udhëtoi drejt Phenianit gjatë fundjavës së Pashkëve për të takuar Presidentin Kim.
Më 8 maj, Trump bëri të ditur se sekretari i ri i Shtetit është sërish rrugës për në Korenë e Veriut. Ai u takua edhe një herë me liderin koreanoverior dhe u kthye në SHBA së bashku me tre ish-të burgosur amerikanë, të cilët Uashingtoni kishte kërkuar nga Pheniani që t’i lironte.
5.Cfarë pritet nga takimi i tyre
E gjitha ajo që mendohej se do ishte lufta e tretë botërore po shkon drejt paqes midis vendit lider të botës ShBA dhe Korea e Veriut e cila ka sistem komunist që mendohet se do ishte rrezik për botën.
1.Shtetet e Bashkuara dëshirojnë denuklearizimin e plotë të gadishullit Korean
2.Koreja e Veriut është e gatshme të përmirësojë marrëdhëniet me jugun
3. Marrëveshje kundër nuklearizimit të Koresë së Veriut
4.Pheniani të heq dorë nga programi bërthamor
5.Korea e Veriut të përmbahet nga veprimet që kërcendojnë paqen rajonale
Përgatiti:Alpenews.al


