• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA HISTORITË KRIMINALE TEK ROLI I TIJ NË ATENTATIN ME DY TË VRARË NË HOTEL/ Kush është i “frikshmi” i Kurbinit i arrestuar nga policia
Home
Breaking News

NGA HISTORITË KRIMINALE TEK ROLI I TIJ NË ATENTATIN ME DY TË VRARË NË HOTEL/ Kush është i “frikshmi” i Kurbinit i arrestuar nga policia

28 June, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në prangat e policisë për atentatin e 30 majit brenda një hoteli në Laç ku mbetën të vrarë dy persona, përfundoi natën e shkuar edhe Ilir Xhepaj i konsideruar bashkëpunëtor në atentat.

Përveç kësaj ngjarje të rëndë, Xhepaj akuzohet edhe për një plagosje me armë zjarri po në Laç më 15 maj, ku në shënjestër të vrasjes ishte sërish një biznesmen.

Arrestimi i tij natën e shkuar në zonën e Astirit në kryeqytet, e çon në dy numrin e të arrestuarve, ndërsa janë në kërkim edhe dy të tjerët.

Roli i Xhepajt në atentatin me dy të vrarë

Gjatë aksionit për vrasjen e dy personave brenda hotelit në Laç përkatësisht, Paulin Gjergji dhe Bujar Likajt, morën pjesë katër persona, ndërsa Eduart Lamaj dyshohet si atentatori kryesor, i arrestuar tashmë nga policia.

Ndërkohë, Xhepaj ka mbajtur të neutralizuar dy djemtë e njërit prej viktimave, duke mos i lejuar ata të dalin nga makina e tyre “Range-Rover”, ndërsa ndaj babait organizohej vrasja brenda hotelit. Gjatë vrasjes, Eduart Lamaj, autori kryesor i krimit mbeti i plagosur me armë pas reagimit nga ana e njërit prej viktimave.

Ka qenë sërish Xhepaj bashkë me të kërkuarin tjetër, Elson (Oltion), Alija (Vlashi), që kanë hyrë brenda dhe kanë nxjerrë të plagosurit prej andej, për tu zhdukur më pas.

Xhepaj konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë në Mamuras dhe Kurbin. Ai është nga fshati Gjorm, i Mamurasit dhe autorët, por edhe Bujar Hasani njiheshin me njëri-tjetrin për shkak se janë nga e njëjtat zonë.

Xhepaj kishte vetëm tre muaj që ishte liruar nga burgu dhe jetonte mes Tiranës, Laçit dhe Lezhës. Ai ishte dënuar për një grabitje me armë në vitin 2012 në Kurbin, e po ashtu për një plagosje në Fushë-Krujë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTIMI I RRJETIT ELEKTRIK NË TIRANË/ OSHEE: Nga ‘’Rruga e Elbasanit’’ tek Garda e Republikës, ja cilat zona janë aktualisht pa energji elektrike
Previous article U ARRESTUA MBRËMË NGA POLICIA/ Dëshmia e killerit që realizoi 2 atentate sa doli nga burgu (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit Aktualitet

NUK NDALEN TË RINJTË/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij Aktualitet

VELIAJ TRANSFEROHET NGA DURRËSI NË PARABURGIMIN E FIERIT/ Vendimi jo me kërkesën e tij

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh Aktualitet

SPAK DËRGON PËR GJYKIM EUGERT SINON/ Akuzohet si drejtues dhe financues i një grupi të strukturuar kriminal për trafik armësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT