Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 75 vota pro projektligjin për mbylljen e lojërave të fatit dhe projektligjin për mbrojtjen e të miturve nga alkooli.
Seanca e sotme ishte e qetë ku opozita zgjodhi sërish mos bëhej pjesë.
Ndërkohë, fotografi Agim Rama ka fokusuar disa prej momenteve kyçe ku vëmendjen e morën zonjat.
Ai ka shkrepur edhe disa poza në “selinë blu” që ndodhet krah sallës së Parlamentit ku deputetja Grida Duma ka zgjedhur të pozojë për të.













