• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA GLEDIS NANO TEK ARDI VELIU/ Balla pret ish-Drejtorët e Përgjithshëm: Të krijojmë një rrjet civil vullnetar për monitorimin…
Home
Politikë

NGA GLEDIS NANO TEK ARDI VELIU/ Balla pret ish-Drejtorët e Përgjithshëm: Të krijojmë një rrjet civil vullnetar për monitorimin…

12 September, 2023 s.autor Politikë

Mirë se erdhët në ish shtëpinë tuaj, në Ministri”. Me këto fjalë mirëseardhje, Ministri i Brendshëm Taulant Balla nisi takimin me drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në vite. Në rolin e Ministrit të Brendshëm ai shprehu mirënjohje për kontributin çdo ish-drejtuesi të lartë, në rrugëtimin e gjatë e të vështirë shtet-formues.

“Përballja me kriminalitetin është një sfidë për çdo Ministër të Brendshëm, një sfidë që ju e njihni më mirë se çdokush tjetër. Nëse ka diçka që besoj fuqimisht, është që lufta kundër krimit nuk mund të fitohet pa një koalicion ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë, institucione qendrore, vendore, agjenci ligjzbatuese dhe shoqëri civile: SË BASHKU JEMI MË TË FORTË!”, tha Balla gjatë bashkëbisedimit.

Duke iu kthyer çështjeve dhe shqetësimeve të ditës, prioritete të punës së tij, Balla ndau me ish-Drejtorët, Paketën e Sigurisë në Shkolla, të cilin ai e konsideron një PLAN PËR VENDOSJEN NË SIGURI të plotë të mjediseve përreth shkollave, për të parandaluar çdo rrezik që mund t’u kanoset nxënësve, të miturve, nga kriminaliteti. Në këtë pikë, ministri vlerëson si fenomen me shqetësim shpërndarjen e substancave narkotike, armëmbajtjen pa leje, aktet e dhunës, apo veprimtaritë e paligjshme në aktivitetet tregtare në perimetrin rreth shkollës.

“Me fillimin e vitit shkollor ditën e hënë 11 shtator, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të goditur pa kompromis rrjetin e shpërndarësve të drogës në afërsi të çdo shkollë në të gjithë vendin. Por, siç thashë është një luftë që nuk bëhet vetëm: është një luftë që kërkon kontributin e të gjithëve, në çdo lagje, pranë çdo shkolle: duhet që fëmijët, nipërit tanë të shkojnë në shkolla të sigurt. Një përgjigje adekuate ndaj nevojave për siguri të komuniteteve tona mund të arrihet vetëm falë sinergjisë së veprimeve të të gjithëve”, nënvizoi ministri i Brendshëm.
Ai propozoi si me dobi aktivizimin e një rrjeti civil vullnetar për monitorimin e Perimetrit të Sigurisë në Shkolla dhe sinjalizimin e policisë mbi aktivitete të paligjshme, si një instrument bashkëpunimi SHTET-QYTETAR për promovimin e sigurisë në komunitete.

“Në këtë mënyrë, jo vetëm kontribuojmë ndjeshëm në parandalimin e kriminalitetit, por edhe promovojmë pjesëmarrjen e qytetarëve në jetën publike si dhe forcojmë marrëdhënien dhe besimin e qytetarëve të policia. Një rol aktiv, në këtë drejtim, mund të ndërmerret edhe nga punonjësit e policisë tashmë në pension, që dëshirojnë ende të jenë të dobishëm për komunitetin ku jetojnë e të japin një kontribut në shërbim të të tjerëve: qoftë kjo duke ndihmuar në lëvizjen e fëmijëve në vijat e bardha pranë shkollave, apo duke sinjalizuar policinë mbi një situatë konfliktuale a problematike për të shmanguar verifikimin e një pasoje të rëndë”, tha Balla.

Ministri i njohu ish-drejtuesit e lartë me disa nga propozimet për ndryshime në legjilsacion, në funksion të rritjes së efektivitetit të masave. Takimi i kreut të Ministrisë së Brendshme me ish-drejtorët në vitet të Policisë, u iniciua nga Shoqata e Policisë ‘IPA ALBANIA’. Bashkëbiseduesit ndanë ide mbi përmirësimin e punës së Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Gjimnazisti hedh spray djegës në korridorin e shkollës në Krujë, 3 nxënës përfundojnë në spital
Previous article "DO I VIJË KOHA..."/ Luizi 'thumbon' Efin, reagon direkt ish-banorja: Mu hap barku nga kjo histori

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal Politikë

SHQIPËRI-GREQI/ Takim në Athinë mes ministrave të Jashtëm, në fokus integrimi europian dhe bashkëpunimi rajonal

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill Breaking News

JEP LAJMIN E MIRË PËR PENSIONISTËT/ Rama: Dyfishohet bonusi, indeksimi i pensioneve afrohet në muajin prill

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet Politikë

ASAMBLEJA E PS NË TIRANË/ Rama paralajmëron riorganizim të strukturave në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT