• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA GJOBA E TREGTARËVE/ Vrasja e Bilalajve dhe konflikti me “Bajrat”: Kush është Ibrahim Lici, tmerri i Shkodrës (dhe lidhjet politike të të atit) (FOTO)
Home
Breaking News

NGA GJOBA E TREGTARËVE/ Vrasja e Bilalajve dhe konflikti me “Bajrat”: Kush është Ibrahim Lici, tmerri i Shkodrës (dhe lidhjet politike të të atit) (FOTO)

26 April, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arsen Stojku dhe Myslim Rama janë dy autorët e arrestuar për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit në Shkodër.

Mapo mëson se Arsen Stojku 29 vjeç lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Myslim Rama 23 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mjedë, bashkia Vau i Dejës, është i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Të dy të arrestuarit, bashkë me dy shokë të tyre, kanë organizuar vrasjen e vëllezërve Biliali në Shkodër.

Në kërkim është Ibrahim Lici, i dyshuari kryesor për vrasjen e Brahim dhe Astrit Bilalit.

Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtarit demokrat të Këshillit Bashkiak në Shkodër, i cili prej vitesh është në konflikt me familjen “Bajri”.

“U bë shpallja në kërkim e shtetasit Ibrahim Licit, 26 vjeç, si i dyshuari kryesor për veprën penale të vrasjes”, tha Policia e Shkodrës.

Nga gjoba tregtarëve, te vrasja e Bilalajve: Kush është Ibrahim Lici

Ibrahim Lici, 26 vjeç, i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër, është një personazh i njohur për policinë.

Dy vite më parë, atëherë 24 vjeç, ai u arrestua gjatë një operacioni nga policia në kryeqendrën e veriut, si “truri” i një bande gjobëvënësisht ndaj tregtarëve.

Nëntë persona përfunduan në pranga si pjesë e këtij grupi kriminal.

Ata i detyronin tregtarët që në fund të çdo muaji të paguanin shuma nga 1000 deri në 3000 lekë të reja.

Sipas hetimeve, dyshohet se në krye të këtij grupi të strukturuar kriminal, në rolin e organizatorëve qëndronin pikërisht Ibrahim dhe Muhamet Lici, të afërm me njëri-tjetrin si dhe Abedin Bajraktari.

Pasi qëndroi disa muaj në paraburgim, i riu u la  i lirë nga Gjykata, pasi edhe vetë tregtarët, të cilët fillimisht i kallëzuan, kërkuan lirimin e tyre me pretendimin se banda i mbronte nga keqbërësit e tjerë.

Ibrahim Lici është djali i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Këtij të fundit i ekzekutuan në një atentat në gusht të vitit 2018 të vëllanë, Fatbardh Licin, ngjarje kjo e ndodhur në qendër të Shkodrës, ndërsa më herët në janar, iu bë atentat me tritol Lul Kullës, kunatit të Fatbardh Licit, të cilit ai i mbijetoi.

Për policinë mbeten ende të paqarta motivet e ekzekutimit të Astrit dhe Ibrahim Bilalit te dera e shtëpisë në 30 mars të këtij viti, por të gjitha dyshimet të çojnë te ajo e vrasjes për hakmarrje, pas një zinxhiri ngjarjes kriminale që kanë tronditur Shkodrën muajt e fundit.

Licajt prej vitesh janë në konflikt me familjen “Bajri”. Ndërsa djali i Astrit Bilalit, Astmer Bilali, ndodhet në qeli, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri”.

Policia e Shkodrës njoftoi sot se ka zbardhur ngjarjen ku mbetën të vrarë dy vëllezërit. Në pranga kanë rënë Arsen Stojku 29 vjeç dhe Myslim Rama, 23 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe Ibrahim Licin, i dyshuari kryesor për ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHPIRTI" I QYTETIT TË VLORËS/ Pamjet e këndshme nga një paradite në Lungo Mare
Previous article TRENDY I MOMENTIT/ Gjithçka iu nevojitet gjatë kësaj vere

F.autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT