• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NGA GJIROKASTRA NË DIBËR”/ Rama: Ja qytetet që do të kenë më shumë liri për të lëvizur
Home
Politikë

“NGA GJIROKASTRA NË DIBËR”/ Rama: Ja qytetet që do të kenë më shumë liri për të lëvizur

22 April, 2020 k.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama foli me emra konkretë qytetesh ku pritet një hapje më e madhe.

Ai solli si shembull bashkitë me risk të ulët ndërsa shtoi se harta e bashkive me risk të ulët do të bëhet publike javën tjetër.

“Do të përdorim një taktikë, do të hapemi me kujdes, por jo kudo njëlloj. Po ta shohim sot bilancin e Shqipërisë në hartën e Ballkanit apo Eruopës, jemi në grupin e vendeve më të suksesshme, në dy parametrat kryesorë, te numri i të vdekurve në një milion banorë dhe numri i pacientëve në terapi në raport me të infektuarit. Masat kanë dhënë efekt, por falë qytetarëve, që në 99% keni qenë engjëjt mbrojtës të familjeve.

Po të shohim hartën, vala e goditjes nuk ka qenë kudo e njëjtë, që do të thotë se po të hapemi kudo njëlloj rrezikojmë ta zgjerojmë fushën e armikut dhe rrezikojmë kthimin e të gjithëve mbrapa.

Për shembull në Gjirokastër apo Dibër ku risku është shumë i ulët mund të kemi më shumë lehtësim masash, por në Krujë asnjë lehtësim, apo në Tiranë dhe Durrës një lehtësim të moderuar.

Këto mund të variojnë në varësi të dinamikës së luftës dhe sjelljes së qytetarëve. Kjo qasje do të lehtësojnë shumë në zona të ndryshme lëvizjen me këmbë apo me makinë. Brenda disa bashkive mund të lehtësojmë shumë lëvizjen. Për shembull për njerëzit e fshatit për të shkuar në qytet, apo një familje që të rrijë e gjithë brenda. Edhe fshat orare nuk kanë pse të jenë njëlloj si në zonat me risk të ulët dhe te ato me risk të lartë.

Masat e shtrënguara në një zonë me rrezik të lartë, mund ta kthejnë me rrezik të ulët si zonë. Javën e ardhme në bazë së hartës së epidemisë do të pilotojmë në disa zona me risk të ulët një lehtësim të masave” tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Rikard Ljarja, i Miri, i Keqi dhe i Bukuri tek një individ
Previous article RAST I RRALLË NË ITALI/ 23-vjeçarja ende pozitive me koronavirus edhe pas 55 ditësh

k.autor

Postime të ngjashme

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua… Politikë

“KUNDËRSHTARËVE TË MI”/ Rama poston vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT