• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA FRANCA NË GJERMANI/ Kush janë 4 shqiptarët që do të ekstradohen në Shqipëri, ja për çfarë akuzohen
Home
Breaking News

NGA FRANCA NË GJERMANI/ Kush janë 4 shqiptarët që do të ekstradohen në Shqipëri, ja për çfarë akuzohen

18 March, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale do ekstradohen drejt Shqipërisë.

Sipas bluve: 

-53-vjeçari Besim Gashi, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017 është kapur në Kosovë dhe është ekstraduar drejt vendit tonë.

-40-vjeçar Alban Memetaj, i dënuar me burgim pasi në vitin 2017 iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis, është kapur në Gjermani, me qëllim ekstradimin.

-Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi 30-vjeçari me iniciale E. C., nga Tepelena, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;

-Në Francë, është kapur me qëllim ekstradimi 47-vjeçari Xhevahir Kuçi (Kuqi), nga Puka, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë: 

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

✅Në Kosovë është kapur dhe ekstraduar drejt vendit tonë, një 53-vjeçar, i dënuar me 7 vjet burgim, si bashkëpunëtor në një rast trafikimi narkotikësh, në vitin 2017.
✅Në Gjermani, është kapur me qëllim ekstradimi një 40-vjeçar i dënuar me burgim, pasi në vitin 2017, iu gjetën në banesë 211 kg lëndë narkotike kanabis.
✅Në Greqi, është kapur me qëllim ekstradimi një 30-vjeçar, i akuzuar për posedim të lëndës narkotike kanabis, në banesë dhe në automjet;
✅Në Francë, është kapur me qëllim ekstradimi një 47-vjeçar, i dënuar me burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.

-Si rezultat i koordinimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore kosovare, është arrestuar në Kosovë dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë, shtetasi Besim Gashi, 53 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet, 1 muaj e 14 ditë burgim. Ky shtetas është dënuar si bashkëpunëtor për trafikimin e një sasie lënde narkotike të kapur gjatë një operacioni policor, të zhvilluar në vitin 2017, në fshatin Rrilë, Lezhë.

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve europianë, u kapën dhe u arrestuan përkohësisht, si dhe vijojnë procedurat për ekstradimin drejt vendit tonë, shtetasit:

Alban Memetaj, 40 vjeç, lindur në Vlorë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në vitin 2017, në banesën e tij, në zonën e quajtur “Uji i ftohtë”, Policia gjeti dhe sekuestroi 211 kg lëndë narkotike kanabis;

E. C., 30 vjeç, lindur në Tepelenë, të cilit Gjykata e Apelit të Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi më 23 mars të vitit të shkuar, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në banesën dhe në automjetin e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis;

Xhevahir Kuçi (Kuqi), 47 vjeç, lindur në Pukë, i dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Nga dhoma e gazetarëve në Ohër, të gjithë të pritje të lajmeve nga Kurti dhe Vuçiç
Previous article "NUK IA FAL VETES"/ Keisi u komunikon vajzave vendimin e ndarjes nga Kristi: Kam qenë shumë keq...

F.autor

Postime të ngjashme

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij Aktualitet

BEQAJ I DREJTOHET GJYKATËS SË LARTË/ Ish-ministri kërkon heqjen e masës ‘arrest në burg’, ofron garanci pasurore për lirimin e tij

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3 Aktualitet

STUHI EKSTREME NË BALLKAN/ Alarm maksimal, Shqipëria në nivel rreziku 1. Kosova nivelin më të lartë, 3

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve Aktualitet

GJYKATA E LARTË SHPALL KANDIDATËT E PARË PËR KLGJ/ Përcaktohet edhe data e zhvillimit të zgjedhjeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT