20022 edhe pse ka qenë një vit i vështirë Shqipërisë i ka sjellë edhe ngjarje historike të cilat do të mbahen mend si ditë të veçanta.
Finalja e “UEFA CONFERENCE LEAGUE” në Tiranë.
Për herë të parë në historinë e vet Shqipëria mirëpriti më 25 maj finalen e kompeticioneve europiane, siç është kjo UEFA Conference League, ku “Roma” – “Feyenoord” u përballën në stadiumin “Air Albania”.
Shqipëria ka qenë në qendër të opinionit botëror për disa ditë. Shqipëria nuk ka pritur kurrë më parë një aktivitet të këtyre përmasave, qoftë për nga rëndësia, qoftë për nga operacioni masiv që vendi ynë ia doli me sukses. Finalja e UEFA- ishte një sukses i padiskutueshëm ky për të gjithë aktorët e angazhuar, që ia dolën të zhvillonin një ndeshje finale të tillë, për herë të parë në historinë e vendit, por edhe për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni.
KONFERENCA NDËRQEVERITARE
Më 19 nëntor u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, për çeljen e negociatave të Shqipërisë drejt BE-së. Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që nis me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian. Komisioni Europian do të nisë ekipet që do t’i bashkëngjiten administratës shtetërore në Shqipëri, ku do të kontrollojë ligjet dhe zbatimin e tyre.
Historike! Shqipëria triumfon në Botërorin e Mundjes, rrëmben medaljen e artë në Beograd Zelmikhan Abakarov
Zelimkhan Abakarov bëri të dëgjohej himni shqiptar dhe të valëvitej flamuri kuq e zi në Beograd ku u zhvillua Kampionati Botëror i Mundjes.
Sportisti çeçen që garon me ngjyrat kuqezi u shpall kampion bote në stilin e lirë në kategorinë deri në 57 kg, duke shkruar historinë e mundjes shqiptare dhe duke i dhuruar vendit medaljen e parë të artë botërore.
SAMITI I BE-BALLKANI PERËNDIMOR
Një ditë hitorike për Shqipërinë ishte dhe mbajtja e Samitit të BE me Ballkanin Perëndimor më 6 dhjetor. Në kryeqytet u mbajt takimi i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor duket se është kthyer në një çështje primare të bllokut, kjo për shkak të agresionit të Rusisë mbi Ukrainë dhe rritjes së tensioneve.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në përfundimit të Samitit BE-Ballkani perëndimor, se Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë bërë progres.
ALPENEWS.AL






