• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA FIERI/ Berisha bën IRONI: Do i falim Bashës 20 karrige dhe 20 brava
Home
Politikë

NGA FIERI/ Berisha bën IRONI: Do i falim Bashës 20 karrige dhe 20 brava

6 January, 2022 F.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Feri, ku u takua me demokratët në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të kësaj dege ka kërkuar sërish largimin e Lulzim Bashës.

Berisha tha se në 3 muaj, foltorja, Kuvendi Kombëtar dhe referendumi për shkarkimin e Bashës janë mrekullia më e madhe që ka ndodhur këto 30 vite. Lideri historik i PD tha se  Basha është peng i Ramës dhe premtoi se do i falsin 20 karrige dhe 20 brava.

Në një hark kohor 3 mujor i dha vendit ato mrekulli që Shqipëria dhe Shqiptarët nuk i kishin parë kurrë më parë. I dha vendit Kuvendin e Lirisë i mbledhur nga anëtarët, i dha vendit referendumit. Tregoi se liria nuk vdes kurrë në zemrat tona dhe se në jemi dhe do të qëndrojmë të pamposhtur në mbrojtje të saj.

Miqtë e mi, pasi dështuan në marrjen peng të PD, pasi dështuar në përpjekjet e tyre për të dekurajuar foltoret, për të dekurajuar Kuvendin e lirisë, tani këta mjeranë Edi Rama me pengun e tij kërkojnë të marrin shtëpinë e lirisë. Shtëpinë tuaj, shtëpinë tonë.

Për secilin prej jush për çdo shqiptar, t’u sqaroj se këtu nuk është problemi për një karrige apo për një zyrë. Se ne jemi aq zemërgjerë sa do ti falim Lulzim Bravës 20 karrige dhe 20 brava. Problemi është tek parimi themelor i çdo demokracie në të cilën shumica qeveris dhe pakica respektohet. Shkelmimi i këtij parimi është tipari i regjimeve diktatoriale. Shkelmimi i këtij parimi është tipar i diktaturave komuniste.

Ndaj dhe kërkoj vëmendjen tuaj por në mënyrë të veçantë të të gjithë anëtarëve dhe të mbështetësve të PD të cilët s’u bënë pjesë që në fillim të këtij procesi të bashkohen me ne. Nuk është këtu çështje e karriges së atij apo këtij personi, po i ekzistencës së PD.

Për të bindur shqiptarët se ai është bërë famoz në problemet e matematikës  u thotë se  1958 delegatë që s’ishin çereku i  tyre delegatë por le ti marrin sikur ishin delegatë në pallati ne kongreseve ishin 5004 delegatë. Shumë kanë shtuar probleme se nëse është ky zotëri me çështje madhore të shëndetit mendor, unë u them jo ky njeri është me çështje madhore të moralit njerëzor. Është një peng i vërtet, peng i dosjes nik muzinit, peng i  dosjes Topyta Yaris dhe siç po del është i lidhur në afera biznesi në portin e Durrësit me vetë Edi Ramën. Pra s’kemi të bëjmë këtu me njeri me çrregullime të shëndetit mendor por kemi të bëjmë me një farë të keqe të moralit njerëzor që nuk njeh asnjë norma asnjë standard”, tha Berisha.

Duke komentuar situatën në PD Berisha tha se Basha ka blinduar dyert, duke e krahasuar me Enver Hoxhën. Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Bashës dhe teksa tha se e ka shndërruar selinë blu si shpellë të grupeve terroriste, duke vendosur dyer e blinde të reja shtoi se më 8 dhjetor do të mbahet një protestë festive e paqësore për zbatimin e vendimit për shkarkimin e Bashës.

“Data 8 është historike për kombin. Për herë të parë vendimin suprem të referendumit dhe anëtarësisë e zbaton në një protestë festive paqësore vetë anëtarësia e PD. Disa mesazhe kam marrë këto ditë dhe disa prej tyre më thonë doktor ky njeri po të kishte qenë kryeministër s’di kishte pranuar humbjen e zgjedhjeve por do kishte blinduar ndërtesat për të mos dorëzuar pushtetin. Sikur të ishte produkt i zyrave sekrete terroriste, ky njeri kthehet dhe vendos dyer e blinda të reja në selinë e PD, e shndërron atë siç kanë qenë dikur degë të punëve të brendshme të Enver Hoxhës apo siç janë sot shpellat e grupeve terroriste në botë”.

Ish-lideri i PD u shpreh se Basha është peng i Ramës, ndërsa i bëri thirrje këtij të fundit të mos bëjë më skenare kundër PD.

Në 31 vjetorin e saj përzuri Rilindjes Demokratike, e cila gjatë gjithë kësaj periudhe qëndroi organ i  fjalës së lirë. Ndaj kemi arsye të festojmë të shtunën. Një thirrje i bëj Ramës, hiq dorë nga skenaret e thurura bashkë me pengun tënd kundër demokratëve. Hiq dorë se merremi njëlloj si me pengun dhe pengmarrësin. Ne kërkojmë shtëpinë tonë që është shndërruar në një burg të vërtetë, ta shndërrojmë në shtëpinë e lirisë”, shtoi Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATOJA E JANARIT/ Nuk po gjen hapësira te Barcelona, Chelsea gati të negociojë me 21-vjeçarin
Previous article ËSHTË ZYRTARE/ Zhgënjeu te Partizani, “Buba” prezantohet bujshëm te Shkëndija e Tetovës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT