• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA “FATI” I METËS TEK REFORMA ZGJEDHORE/ Kuvendi rikthehet të hënën në “detyrë”
Home
Politikë

NGA “FATI” I METËS TEK REFORMA ZGJEDHORE/ Kuvendi rikthehet të hënën në “detyrë”

1 September, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Deputetët e Kuvendit do të rikthehen nesër për të çelur sesionin e ri parlamentar.

Ky është sesioni parë në 3 dekada që Partia Demokratike nuk është pjesë e Parlamentit.

Siç dihet vendet e deputetëve demokratë dhe të aleateve të tyre janë zënë nga deputetë që kanë krijuar 3 grupe të reja parlamentare, grupi “Demokrat” i udhëhequr nga Rudina Hajdarit, grupi “I pavarur” pjesë e të cilit është Ralf Gjoni, si dhe grupi i “Partive të djathta.

Këto grupe parlamentare do të vendosin këtë sesion për shkarkimin ose jo te presidentit te republikës, Ilir Meta, vendim i cili kërkon 94 vota.

Në tetor përfundon afati i komisionit hetimor i ngritur për hetimin e tij lidhur me dekretin e anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ky komision do të lexojë raportin, pasi komisioni i Venecias te japë mendimin e tij për këtë çështje, e më pas Kuvendi do të vendosë për fatin e Ilir Metës.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që Parlamenti ka për të zgjidhur me Presidentin e Republikës. Janë 9 ligje që gjatë muajve të verës kreu i shtetit ka refuzuar t’i dekretojë.

Mazhoranca do të vendose nëse do të pranojë vërejtjet e tij apo thjesht do t’i miratoje ato pa asnjë ndryshim, siç ka vepruar në shumë raste.

Në fund të muajit nëntor përfundon afati i Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i ligjit zgjedhor do të bëhet me opozitën e re, pa kontributin e Partisë Demokratike, LSI, PDIU, apo partive të tjera opozitare jashtë Kuvendit.

Sakaq, Këshilli i Emërimeve ne Drejtësi ka realizuar verifikimin e kandidaturave e pritet vetëm renditja sipas meritës para se t’i dërgohen deputeteve për votim.

Në këtë sesion, Parlamenti do të miratojë edhe 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Para zhvillimeve të reja në Kuvend, pas më shumë se një muaji, nesër deputetët do të rikthehen për herë të parë në një seancë plenare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DERBI I LONDRËS/ Aubameyang barazon rezultatin ndaj Tottenham, ja goli (VIDEO)
Previous article LIVE/ Po luhet ndeshja Partizani-Flamurtari. Rezultati 1-0

F.autor

Postime të ngjashme

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO) Aktualitet

EKZEKUTOHET SHQIPTARI NË BRUKSEL/ 41-vjeçari qëllohet me 8 plumba në një pallat pranë Parlamentit Europian (FOTO)

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT