Pavarësisht samitit dyditor të BE në Bruksel, të përmbyllur me arritjen e një marrëveshjeje të vështirë për emigrantët, vendet anëtare mbeten ende larg dakordësisë rreth përballimit të krizës. Ndasia kryesore është ajo mes Francës dhe Italisë.
Presidenti francez Emmanuel Macron mbron idenë e pritjes së emigrantëve nga vendi i parë ku ata shkelin, por kjo kundështohet nga Italia.
Në samit u hodh ideja(që pati edhe mbështetjen e shumcës së vendeve) që emigrantët të mos trajtohen si azilantë po si refugjatë të paligjshëm.
Trajtimi si emigrantë të paligjshëm kërkon një zgjidhje. Marrëveshja konsiston në ndërtimin e kampeve të strehimit, në Afrikë duke mos j’u dhënë mundësinë refugjatëve të kërkonin azil në Europë.
Në këtë mënyrë krijohej edhe mundësia e kontrollit mbi kontrabandistët dhe kontrollit mbi lëvizjen.
Në propozimi thuhej se ndërtimi i kampeve të strehimit do reduktonte numrin e njerëzve që përpiqen të kalojnë Detin Mesdhe duke shmangur vdekjen e në këtë mënyrë mund të diferencoheshin refugjatët nga ata që emigronin për arsye ekonomike.
Nga ana tjetër kritikët, duke përfshirë disa politikanë dhe analistë, thonë se Evropa rrezikon të heqë dorë nga përgjegjësia e saj në një kohë kur flukset e migrantëve janë gjithnjë e në rritje që prej 2015.
“Europa është duke luajtur me zarë”, tha tha Jill Goldenziel, një profesor i asociuar në Universitetin e Korpusit të Marinës, i cili po shkruan një libër mbi krizën globale të migracionit. “Europa kërkon të mbrojë standaret e veta duke harruar nuk mund të kemi të njëta standarte në vende si Libia”.
Duke hequr paralele me zhvillimet në javët e fundit zyrtarë amerikanë dhe meksikanë kanë diskutuar një marrëveshje të “një vendi të tretë të sigurt”.
Projekti synon mbi bllokimin e kufirit nga ana e Meksikës duke ulur në këtë mënyre edhe kërkesat për azil në SHBA.
Ndëkohë , Australia po përdor një strategji të kritikuar gjerësisht duke mbajtur azilkërkuesit në qendrat e burgimit në ishujt e largët. Në ato qendra, mijëra azilkërkues janë arrestuar prej vitesh, dhe disa kanë kryer vetëvrasje.
Marrëveshja për emigrantët kërkon nevojën e krijimit të qendrave të strehimit brenda Evropës, të mundësuara nga vendet vullnetare, por ofron pak specifika se si do të funksionojë sistemi i ri.
“Kjo është, në fakt, pjesa më e lehtë e detyrës,” tha Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk “krahasuar me atë që na pret në terren kur ne fillojmë ta zbatojmë atë”.
Të enjten, ministri i jashtëm i Marokut, Nasser Bourita, u tha gazetarëve pas takimit me homologun spanjoll se një ndërveprim i tillë i qendrave të pritjes nga Bashkimi Europian do të ishte joproduktive.
Ai kritikoi masat e propozuara si “zgjidhje të lehta” dhe tha se Maroku gjithmonë e kishte hedhur poshtë atë lloj zgjidhjeje.


