Libra falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e shtatë si dhe për të gjithë ata të kategorive të veçanta deri në klasën e 12-të.
Janë mbi 250 mijë nxënës përfitues dhe sipas kryeministrit Rama, ky tashmë nuk është më një stërpremtim por realitet.
“LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e “alternativave”, të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë”, shkruan Rama.
LIBRAT FALAS ishin një stërpremtim i qeverive më parë, sot janë një realitet dhe jo vetëm kaq, po në vend të xhunglës së korrupsionit me titujt e me duzinat e "alternativave", të sajuara për lekë e me arrna kopjimesh të këqija, sot nxënësit marrin FALAS libra të Oxford, Cambridge dhe Pearson, burimet më cilësore të dijes në Europë📚😍
Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 19. August 2020


