Janë bërë publike emrat e kandidatëve për gjykatën Kushtetuese. Në garë janë emra jo pak të njohur në sitemin e drejtësisë.
Lista me 20 emra të njohur të sistemit të drejtësisë ka mbërritur në Kuvend ku afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit ishte 15 marsi. AlpeNews.al publikon listën me 20 kandidatët në garë për në Gjykatën Kushtetuese
- Anila Kristani
- Arta Vorpsi
- Besnik Muçi
- Çlirim Gjata.
- Dedë Kasneci
- Dashamir Kore
- Denar Biba
- Elsa Toska.
- Gëzim Allaraj
- Ilir Kadiu
- Ilir Panda
- Irena Nino.
- Kristaq Traja
- Konstandin Kazanxhi.
- Rexhep Bekteshi
- Sinan Tafaj
- Sokol Hasani.
- Shpresa Beçaj
- Theodhor Sollaku
- Valbona Bala
Në fillim të shkurtit Kuvendi i Shqipërisë njoftoi për hapjen e procedurës së aplikimit për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese.
Aktualisht, Gjykatës Kushtetuese i mungojnë 4 anëtarë nga 9 që duhet të ketë gjithsej, duke e vendosur këtë institucion kyç në një ngërç.
Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjidhet shtetasi shqiptar që përmbush këto kushte:
-të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
-të ketë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
-të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit;
-të mos jetë në procedim penal dhe të mos jetë dënuar me burgim për kryerjen e një vepre penale;
-të mos jetë larguar nga detyra për shkaqe disiplinore dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
-të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij, sipas ligjit.
-Kandidati që përmbush kushtet e parashikuara më sipër, duhet të plotësojë edhe këto kritere:
-të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, jurist i nivelit të lartë në administratën publike;
-të ketë një veprimtari të njohur në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose sfera të tjera të së drejtës;
-të jetë vlerësuar për aftësitë profesionale dhe integritetin etik e moral.
Plotësimi i kritereve të mësipërme vlerësohet në bazë të:
-vjetërsisë në profesion;
-përvojës së veçantë të kandidatit në një fushë të caktuar të së drejtës, ose këshilltar ligjor i Gjykatës Kushtetuese a Gjykatës së Lartë;
-kualifikimeve pasuniversitare dhe trajnimeve në fushën e të drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në një fushë tjetër të së drejtës;
-treguesve shkencorë, ku përfshihen botimet dhe artikujt shkencorë në fushën juridike;
-ecurisë gjatë kryerjes së arsimit të lartë juridik, me një mesatare notash jo më pak se 8 ose të barasvlershme me të, nëse -arsimi i lartë është përfunduar jashtë vendit ose vlerësimit përfundimtar në Shkollën e Magjistraturës;
-informacioneve të marra nga institucione të tjera publike.
Lista e kandidatëve bashkë me dokumentacionin përkatës për secilin kandidat do t’i përcillet Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përgatiti: AlpeNews.al


