7 Marsi, festa e çdo mësuesi, ka sjellur në shkollat e Tiranës dhe jo vetëm në një atmosferë të gëzueshme dhe gjallëruese.
Ashtu sikurse bëjnë çdo vit nxënësit janë angazhuar që ta bëjnë këtë ditë sa më të veçantë për mësuesit nëpërmjet dhuratave dhe aktiviteteve të ndryshme.
Me buqeta lulesh nëpër duar dhe me grupe grupe të mbledhur, në formën e një organizimi për të bërë ndonjë aktivitet, në ditën e sotme nxënësit i dhanë një pamje të bukur qytetit.
Nuk mungoi edhe përfshirja e gjimnazistëve të Tiranës në mbjelljen e pemëve, duke iu bashkuar nismës së bashkisë por njekohësisht duke e konsideruar si një dhuratë unike për mësuesit e tyre.




Njëzëri nga ne të gjithë bashkë: " E dashur mësuese gëzuar 7 Marsin"! 💐🌹🌺🌸☀️🙏😊
Gepostet von Erion Veliaj am Donnerstag, 7. März 2019
Gjimnazi “Ismail Qemali
Urimi i pare vjen edhe pse kalendari sapo shenoi 7 Mars. ISMAILSAt nuk priten me shume.Ne padurim ata e dhane urimin per mesuesit e tyre te dashur. Eshte nje urim i thene thjeshte, por me shume dashuri per ata qe i kane mesuar, edukuar, ledhatuar, kritikuar,folur ndonjehere dhe me ze te ashper, ama gjithnje me perkujdesje prej prindi. Sa mire qe keta nxenes dine te vleresojne!E per sa kohe do te ndodhe keshtu, jo vetem shkolla por e gjithe shoqeria jone do te marre jete prej kesaj lidhjeje te padukshme dashurie, mirenjohjeje e respekti nxenes-mesues.
Gepostet von Gjimnazi "Ismail Qemali", Tirane am Mittwoch, 6. März 2019
Përgatiti:AlpeNews.al






