• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DJEGIA E MANDATEVE RRUGË PA…/ Bushati: Në ‘binarët’ e Kushtetueses palët i sjell…
Home
Politikë

DJEGIA E MANDATEVE RRUGË PA…/ Bushati: Në ‘binarët’ e Kushtetueses palët i sjell…

7 March, 2019 k.autor Politikë

Ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku ka folur për aktualitetin politik në vend. I pyetur se si e sheh zgjidhjen e ngërçit politik, Bushati u shpreh se dialogu është e vetmja mënyrë që mund të sjellë palët në ‘binarët’ e Kushtetueses.

“Natyrisht ne jemi në një moment delikat kur pyetmi për protestat besoj se ato janë një instrumente i shëndetshëm, por problemi është në faktin se për herë të parë opozita ka marrë një veprim ekstrem siç është djegia e mandateve. Është një veprim që ka pasoja për të gjithë jetën politike. Nuk kam qenë ndonjëherë mbështetës i bojkotit, pasi nuk është mjeti për arritjen e një qëllimi politik. Djegia e mandateve është një rrugë pa kthim. Ky veprim do impaktojë edhe në vendimin për çelje e negociatave. Dialogu është e vetmja rrugë që trajton këtë sistem. Dialogu do sillte palët në ‘binarët’ e Kushtetueses. Zgjedhjet mund të kenë pasur mangësi, por mendoj se në rastet kur opozita ka dyshime duhet t’i drejtohen institucioneve”- tha Bushati.

I pyetur se sa ndikon situata politike në vend në vendimin e KE për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Bushati u shpreh e duhet të shihet përtej kësaj, pasi Evropa jeton pa Shqipërinë edhe 50 vite ashtu siç mund të jetojë edhe Shqipëria pa Evropën.

“Rreziku që i kanoset Shqipërisë nga mungesa e perspektives evropiane është një rrezik më i madh për Shqipërinë se sa për projektin evropian. Shqipëria nuk mund të jetojë pa perspektiven evropiane. Mendoj se çdo papërgjegjshmëri e politikës do ndihet më vonë. Fillimi i bisedimeve është në interes të të gjitha palëve. Evropa jeton pa Shqipërinë edhe 50 vjet, ndërsa ne kemi më shumë diell seç ka në Bruksel, por na takon ne që të gjejmë një fushë mirëkuptimi për rregullat e shtetit. Sot kur flet me një gjerman apo austriak është paradoksale që te mendohet se pas 30 viteve Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese. Duhet një klimë e paqtë politike. Basha tha se nuk bëjmë më dialog dhe unë nuk e di si mund ta dalim nga kjo situatë. Opozita ka të drejtën e saj të bëjë protesta, por logjika e imponimit nuk është e shëndetshme për shoqërinë. Më vjen turp që ne ende eksportojmë krizën dhe problemet tona në gjithë të huaja në institucionet evropiane gjë që fqinjët tanë nuk e bëjnë. Gabim që mendojmë se të huajt do na zgjedhin problemet. Shteti nuk bëhet vetëm nga njëra palë”- tha Bushati.

Sa i përket largimit të tij si ministër dhe se si e sheh punën e MEPJ, Bushati tha se: “Politika e jashtme është nga ato fusha konservatore që nuk ndryshon nga drejtimi i një ministri apo qeverie. Duhet shumë kohë për të bërë ndryshime drastike në politikën e jashtëm të shtetit shqiptar”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS DËSHTIMIT KOLOSAL NË CHAMPIONS/ Al-Khelaifi: Kam BESIM tek trajneri...
Previous article NGA BUQETAT TEK MBJELLJA E PEMËVE/ Si u festua sot "Dita e Mësuesit" në Tiranë (FOTOT+VIDEOT)

k.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT