• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA BRUKSELI TEK MAFIA/ Si i zhvatën mafiozët italianë fondet e BE-së për bujqësinë
Home
Nderkombetare

NGA BRUKSELI TEK MAFIA/ Si i zhvatën mafiozët italianë fondet e BE-së për bujqësinë

4 March, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Në sallë gjigande të ndërtuar vetëm brenda pak muajve, Italia po gjykon qindra mafiozë dhe bashkëpunëtorët e tyre të akuzuar për zhvatjen e fondeve bujqësore të Bashkimit Europian. Ky proces gjyqësor, më i madhi në historinë e Italisë, pritet të zbulojë, për herë të pare sesi klanet e mafies dhe bashkëpunëtorët e tyre vodhën miliarda euro subvencione që BE i jep Italisë çdo vit.

Është një skemë për të cilët zyrtarët pretendojnë se përfshinte jo vetëm mafien, por ekonomistë, politikanë dhe punonjësit e qeverisë, duke vjedhur vitin e kaluar 10 milion euro fonde për projekte bujqësore. Ky është një moment që pasqyron po ashtu diversifikimin e organizatave kriminale në Italinë e Jugut, ku grupet kanë evoluar nga aktivitetet tradicionale të drogës dhe zhvatjes në aktivitete më pak rrezik, përfshirë edhe marrjen e granteve të BE-së që synojnë të mbështesin fermerët.

Procedimet ka të ngjarë të zgjasin të paktën një vit, me 97 të pandehur, 90 avokatë dhe deri në 1000 dëshmitarë, me një numër dëshmitarësh të përgatitur për të thyer kodin e heshtjes. Të martën, kur filloi gjyqi, u desh më shumë se një orë për thirrjen e të pandehurve, të cilët akuzohen për krime duke si mashtrimi, deklarata të rreme, zhvatje dhe krijimin e kompanive të rreme për përfitime të paligjshme.

“Një mashtrim kolosal”, tha gjykatësi hetues duke lexuar një fletë akuzë paraprake.

I ulur në gjykatë, Senatori Italian Mario Giarrusso, një armik i njohur i mafies, tha se ky ishte një moment i °jashtëzakonshëm dhe simbolik”. “Publiku tani mund të zbulojë mekanizmat e përdorur sistematikisht nga mafia dhe zyrtarët. Ky gjyq përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si gjykatat italiane po trajtojnë zhvatjen e fondeve”.

Deri më tani, vjedha e subvencioneve të BE-së ishte trajtuar si mashtrim i thjeshtë në Itali, një krim që shpesh mbetet i pandëshkuar për shkak të procedurave të  gjatë në gjykatë. Por tani që prokurorët po e cilësojnë se si një skemë mafioze dhe ligjet e ashpra antimafia të Italisë do të thotë që disa të pandehur mund të përballen me 25 vjet burg.

“Ky është zhvillimi kryesor i ri i zbuluar në këtë gjyq, në Italia ka një sistem të organizuar për vjedhjen e subvencioneve, tha Giarrusso.

Ky hetim është gjithashtu aktual duke pasur parasysh 209 miliardë euro që pritet të marrë Italia si pjesë e fondit të BE-së për rimëkëmbjen nga pandemia. Edhe pse gjyqi mund të alarmojë njerëzit duke ekspozuar thellësitë e korrupsionit të BE brenda Italisë, ai mund të shërbejë gjithashtu si një mundësi për t’u treguar udhëheqësve të BE se vendi fqinj është serioz në lidhje me parandalimin e kriminelëve.

Gjyqi masiv publik është kulmi i katër viteve të punës hetimore që shpërtheu në sytë e publikut 13 muaj më parë, kur afërsisht 1000 oficerë policie arrestuan shumë anëtarë të dyshuar të mafias.

Arrestimet përfshinë pjesën më të madhe të hierarkisë së dy klaneve kryesore mafioze, Battanesi dhe Bontempo Scavi. Në malet Nebrodi, një zonë e mbrojtur që mbulon 860 kilometra katrorë, familjet mafioze “karakterizohen nga lidhje të forta familjare, dhunë dhe brutalitet”, thuhej në urdhrin e arrestit.

Të dy klanet ndajnë pushtetin në fshatin Tortorici, vendlindja e prodhuesit të bombave që vendosi shpërthimin që vrau dëshmorin më të famshëm të Italisë, prokurorin e antimafias Giovanni Falcone.

Prokurorët thonë se të dy grupet përgatitën një skemë për të identifikuar parcela toke për të cilat BE nuk kishte dhënë ende subviencone. Zyrtarët që punojnë në agjencitë e qeverisjes vendore ndihmuan në gjurmimin e këtyre parcelave, duke hyrë në bazat e të dhënave në këmbim të parave.

Mafiozët më pas pretendohet se krijuan një kontratë të rremë qiraje, ose e detyruan pronarin e tokës të nënshkruajë një kontratë qiraje, duke përvetësuar tokën, të cilën as nuk u munduan ta shfrytëzonin.

Disa kërkesa për financim u bënë edhe për tokë e cila nuk ishte tokë bujqësore, ose në fakt nuk ishte në pronësi të aplikantëve, duke përfshirë një parcelë në pronësi të Kishës Katolike dhe një tjetër mbi të cilën ishte ndërtuar një hekurudhë.

Piera Aiello, një anëtare e parlamentit i cila u martua me një partner që vinte nga një familje mafioze, por u kthye në dëshmitare në vitet 1990, ishte atje për të dëshmuar fillimin e gjyqit të martën.

Aiello është bërë kthyer në një avokate për ata që bashkëpunojnë me sistemin e drejtësisë, tha se e vështirë të të dalësh kundër një mafiozi, por të dalësh kundër 100, është heroizëm. “Është një moment kaq i vështirë për t’i parë në sy dhe për të drejtuar gishtin drejt mafies”, tha ajo.

Autoritetet në Itali u zbuluan për herë të parë se klanet mafioze po abuzonin me subvencionet e BE rreth vitit 2012, kur Giuseppe Antoci, një ish president i rajonit Nebrodi, urdhëroi kontrolle në tteten për ata që aplikojnë për fonde. Ky veprim e bëri Antoci një objektiv të mafies dhe ai u përball me një atentat në 2016, sulmi i parë i profilit të lartë ndaj një figure institucionale që nga vitet 1990.

Antoci tani jeton nën mbrojtje, por u paraqit në gjykatën të martën, për të sfiduar grupe mafioze.

“Unë dua të shikoj në sytë e atyre që për dekada e kanë mbajtur peng këtë vend,” tha ai.

“Viktimat, tha ai, nuk janë vetëm BE dhe taksapaguesit, por komuniteti dhe banorët lokalë që humbin fonde, fermerë, të rinj që duan të fillojnë një biznes, të cilët dëshirojnë të gjejnë një mundësi për të qëndruar në qytetin e tyre të lindjes”, tha ai. “Paratë e BE-së duhet të shkojnë për këta njerëz.”

Avokatët e të pandehurve thanë që klientët e tyre ruanin pafajësinë e tyre, duke argumentuar se kishin qenë viktima të një gabimi të drejtësisë.

Si i pari i këtij lloji në Europë, gjyqi mund të shërbejë si një plan për rajone të tjera të Italisë dhe vende të tjera që abuzojnë më fondet e BE-së. Hetuesit pranojnë se gjetjet e tyre ka të ngjarë të jenë vetëm maja e ajsbergut.(Politico.Eu)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITJA E VLERËS SË LOJTARËVE/ Formacion prej gjysmë miliardi euro, skuadra e Kontes vlen një thesar
Previous article KORONAVIRUSI/ 500 pacientë në 4 spitalet Covid në Tiranë, 106 të shtruar në 3 spitalet rajonale

Delo.autor

Postime të ngjashme

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur Botë

AKSIDENT I RËNDË NË POLONI/ Treni përplaset me betonieren, një i vdekur dhe 20 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT