• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA BOTA E ARTIT NË POLITIKË/ Aktori Petrit Malaj, kandidat i PS: Pranova ftesën e Ramës sepse ka plan të qartë zhvillimi
Home
Politikë

NGA BOTA E ARTIT NË POLITIKË/ Aktori Petrit Malaj, kandidat i PS: Pranova ftesën e Ramës sepse ka plan të qartë zhvillimi

5 April, 2021 s.autor Politikë

Nga auditoret e Universitetit të Arteve ku ka edukuar brezat e rinj me artin e së bukurës dhe ngjitjes në skenë të talenteve të rinj, sot aktori i mirënjohur Petrit Malaj, po punon në zonat më të thella në veri të vendit për të kërkuar votëbesimin si deputet i Partisë Socialiste.

Malaj rrëfen në një intervistë per lexo.al se e ka pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar, “me bindjen se nesër bashkë me të, si dy njerëz të përgjegjshëm e të punës, të zhvillojmë këtë trevë të veçantë që është qarku i Kukësit”.

Por pse konkretisht, banorët e Kukësit duhet ta votëbesojnë atë si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë? “Sepse si unë ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, kemi nje plan të qartë zhvillimi të zonës. Turizmi, Ekonomia dhe Arsimi janë ndër kryesoret ku ne ndalemi e theksojmë rëndësinë e veçantë. Të mos harrojmë se 8 vite më parë, shumë nga këto për të cilat ne zotohemi sot, ishin të pa mendueshme dhe absolutisht shumë larg realizimit”, thekson Malaj.

INTERVISTA PËR LEXO.AL:

– Çfarë ju nxiti për të pranuar ftesën e kryeministrit Rama për të kandiduar me Partinë Socialiste në këto zgjedhje?

E kam pranuar ftesën e kryeministrit, me bindjen se nesër bashkë me të, si dy njerëz të përgjegjshëm e të punës, të zhvillojmë këtë trevë të veçantë që është qarku i Kukësit. Kandidatura ime sot nuk është privilegj, por përgjegjësi. Dua të gjendem krah tyre për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj zone, dhe kam marrë fjalën e Kryeministrit që sëbashku mund të realizojmë shumë punë të vlefshme.

– Tropoja është vendlindja juaj. Ky rikthim i juaji aty, a e ka bërë më të fortë lidhjen shpirtërore me këtë zonë dhe a e bën kjo edhe më të fortë angazhimin tuaj politik?

Gjithmonë lidhja ime shpirtërore me Tropojën ka qënë e fortë. Sigurisht fakti që unë kandidoj në vëndin e të parëve të mi, e bën angazhimin tim politik më të fortë, më të sinqertë dhe me detyrimin moral për të zgjidhur sa më shumë nga problematikat e tyre. Gjithë jetën time jam përpjekur që të përcjell te djemtë, ato vlera që të parët tanë kanë përcjellë tek unë! Ndaj sot jam krenar, që kam mbështetjen e gjithë familjes time, në këtë sfidë të re që kam ndërmarrë!

– A mendoni që sot qeverisja e Partisë Socialiste ka një bilanc pozitiv punësh të mira dhe a mjaftojnë ato për një mandat të tretë?

Punët e mira nuk kanë fund, dhe punë të mira do kërkohen gjithmonë. Është pikërisht për këtë arsye, pra për vazhdimin e këtyre punëve të mira, që partia socialiste me të drejtë kërkon një mandat të tretë. Vëndi është goditur rënde nga pandemia dhe me parë tërmeti. Këto dy sfida, janë përballuar me sukses nga qeveria, por njëkohësisht kanë ngadalësuar ritmin e punëve të nisura prej saj. Ndaj mandati i tretë do të jetë i nevojshëm për shqiptarët.

– Përse Kukësi dhe Tropoja do të duhet t’ua besojë votën juve personalisht si kandidat dhe Edi Ramës për kryeministër?

Sepse si une, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, kemi një plan të qartë zhvillimi të zonës. Turizmi, Ekonomia dhe Arsimi janë ndër kryesoret ku ne ndalemi e theksojmë rëndësinë e veçantë. Të mos harrojmë se 8 vite më parë, shumë nga këto për të cilat ne zotohemi sot, ishin të pa mendueshme dhe absolutisht shumë larg realizimit. Kjo zonë do të ketë një zhvillim si kurrë më parë, dhe kjo falë këtyre njerëzve punëtorë të qarkut të Kukësit, e qeverisë shqiptare.

– Megjithatë, në Kuvendin e Shqipërisë, do të jeni edhe si personalitet i botës së artit. Si aktor dhe si njeri me eksperiencë akademike në botën e artit, cila do të jetë qasja juaj nesër si deputet mbi nevojat e këtij komuniteti?

Një qytet pa art e kulturë, nuk mund të quhet asnjëherë i plotësuar. Ndaj qëllimi im do të jetë që të rigjallërohet jeta kulturore dhe artistike në qarkun e Kukësit. Gjithçka është e mundshme, me investimet e duhura dhe planin zhvillimor për Kulturën dhe Artin./LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO JETË MADHËSHTORE..."/ Arjoni dhe Serena flasin për planet e dasmës (VIDEO)
Previous article NUK I DEL INATI ME SHQIPEN/ Elvisi: 30 vjeçe dhe merrem me jetën e dikujt që s’më ka bërë asgjë

s.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT