• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGA BERISHA TEK…/ Pse janë tërbuar në opozitë, me urimin e Ramës për Fatos Nanon
Home
Politikë

NGA BERISHA TEK…/ Pse janë tërbuar në opozitë, me urimin e Ramës për Fatos Nanon

16 September, 2020 F.autor Politikë

Një urim dhe një shënim disi ndryshe i Edi Ramës për Fatos Nanon, që sot ka ditëlindjen, çuditërisht ka tërbuar opozitarët.

Që prej postimit të Ramës, në portalet pranë PD e LSI, përveç rrjeteve sociale, gjen dhjetëra shkrime  të opozitarëve, që i kërkojnë llogari Edi Ramës, pse e uron Fatos Nanon për ditëlindje këtë vit, kur vjet dhe vitet e kaluara nuk e ka uruar.

Pastaj kanë publikuar edhe video, që tregojnë përplasjet ndër vite mes Ramës e Fatos Nanos, e ku ky i fundit thotë se e mori Ramën me “thonj të paprerë” nga Parisi, për ta bërë ministër Kulture.

“Degjoni vete nga goja e Fatos Nanos te shkuaren e Edvin Hajdutit”, shkruan Berisha, që poston një video kur Fatos Nano akuzonte Ramën.

“Fatos Nano ka qenë kryetar i PS. Ishte bashkëpunues dhe tolerant në një PS shumëfraksionshe. Ishte qejfi i lekut dhe kazinosë, siç e akuzonte Sali Berisha dikur, por prapë nuk ishte diktator dhe arrogant siç drejtohet sot PS.

Pushtetin në vitin 2005 Fatos Nano dhe PS e humbën për fajin e Nanos, por edhe se Edi Rama punoi nën rrogoz me Erjon Veliaj për ta shkatërruar.

Dhe ia dolën, mjeshtrisht!

Pasi nuk e propozoi për kandidat për President në vitin 2007 dhe as nuk e mbështeti në vitin 2013, Edi Rama sot kishte nisur një letër dashurie për datëlindjen e Nanos. Më pas nxitoi edhe Taulant Balla duke e quajtur “udhëheqës historik”, etj etj lëpirje të shpifura, që edhe vetë Tosit i janë neveritur.

E duan Nanon ta përdorin në fushatë, mundësisht ta nxjerrin në tribunë dhe më pas ta hedhin, pasi humbja është e sigurtë për PS-në.

Kur donte Nano ta ndihmonin, i kthyen shpinën dhe tregonin barcoleta me ambicjen e tij për President. Tani President nuk e bëjnë se kemi President. Në vitin 2022 ka mazhorancë tjetër në parlament dhe nuk ka asnjë shans. Le që Edi Rama e do vetë presidencën, pasi Lulzim Basha ka treguar publikisht se Rama i ka ofruar ti jap qeverinë me kushtin që të jetë President vetë, Edi Rama.

Por edhe sikur Fatos Nano të mashtrohet, edhe sikur Erjon Veliaj ti jap leje ndërtimi për bllok pallatesh të tjera pas TEG, nuk ka Zot që e shpëton PS-në nga humbja.

Po, ka një zgjidhje, që pas humbjes në prill 2021, Edi Rama ti kthejë drejtimin e PS-së që ia përlau në shtator 2005, pasi boll e ka shtrydhur atë parti, e cila prodhoi koncensione, PPP, tenderime, mafie dhe varfëri”, shkruan nga ana tjetër Nikoll Lesi.

Nuk ka munguar pa reaguar madje edhe vetë ai, Olti Curri i “famshëm”, i atashuar prej kohësh tek LSI.

“Po vjet kur Fatos Nano mbushi 67 vjeç, ku ishte Edi Rama ? Pse gjithë këto vite nuk e urove? Apo 67 vdeksh dhe 68 rrofsh, se na duhen votat e socialistëve të vjetër se Rilindasit morën lekët i fshehën në Dubai, Qipro, Panama edhe nuk i hedhin për fushatë… Pirdh Edi Rama pirdh… prit vitin tjetër se do ta besh urimin 69-ç…”, shkruan Curri.

Nuk kuptohet kjo revoltë për një urim të thjeshtë, por meqë kanë hallin se po e përdor Nanon për fushatë elektorale Edi Rama, ndoshta iu duhet kujtuar se Nano veç vota të humbet.

Se Berisha e ka provuar vetë ta përdorë Nanon kundër Ramës.

Dhe ja ku jemi sot. /TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Rilindje për ditëlindje!
Previous article BARCELONA-GIRONA/ Messi rikthehet i zakonshmi, ky është gol "jashtëtokësori" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT