• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
New York Times “fundos” Bashën: Ja si kryeopozitari u lidh me rusët dhe paguan lobuesit në SHBA
Home
Shqipëri

New York Times “fundos” Bashën: Ja si kryeopozitari u lidh me rusët dhe paguan lobuesit në SHBA

8 March, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gazeta më e madhe amerikane dhe një ndër më prestigjozet në botë “New York Times”, i ka kushtuar një artikull të zgjeruar lidhjeve të kryeopozitarit Lulzim Basha me Rusinë dhe përpjekjeve të tyre për të ndikuar në zgjedhjet elektorale.

Në raportin e saj media e njohur lidh drejtpërsëdrejti lobistin e Bashës me kompaninë ruse, e cila u perpoq të takonte kreun e PD-së me presidentin amerikan Donald Trump.

“Demokratët, të cilët pësuan një pengesë të madhe në zgjedhjet e qershorit, nënshkruan një kontratë me lobistin amerikan Nick Muzin, i financuar nga një kompani e lidhur me Rusinë.

Qëllimi ishte për të organizuar një takim me kreun e partisë Lulzim Basha dhe presidentit amerikan Donald Trump si dhe katër senatorë republikanë, si (mbështetje) përpara sondazheve.

Ditët para të zgjedhjeve në Shqipëri, Muzin mundi të sigurojë një vend VIP gjatë një aktiviteti bamirësie të Milwaukee.

Aktiviteti parashikonte vetëm një fotografi me Trump dhe kushtoi 20,000 dollarë (16,000 euro).

Muzin gjithashtu tha se demokratët e Shqipërisë i paguanin 500,000 dollarë (402,670 €), nëpërmjet Biniatta Trade, “vetëm disa ditë para se të realizohej fotografia e rëndësishme me Trump”, shkruan New York Times.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë u publikua edhe investigimi i thelluar i revistës së njohur “Mother Jones” i cili mbante firmën e gazetarëve të shquar David Corn, Hannah Vevintova dhe Dan Friedman, përcjell “TemA”.

Hulumtimi faktonte se si një kompani me lidhje ruse kontraktoi një ish-ndihmës të presidentit Donald Trump për të forcuar PD-në në Uashington duke ofruar pagesa të larta.

Aty është zbardhur skema se si u përdor kreu i PD-së nga rusët për të destabilizuar Shqipërinë.

Deri më tani i vetmi shpjegim që ka dhënë “selia blu” është që mediat më prestigjoze botërore janë blerë nga kryeministri Edi Rama për të sulmuar opozitën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 8 Marsi, Manastirliu: Rritje page për mjekët dhe infermierët
Previous article LEKU LETËR/ Njihuni me "bosset" e Shqipërisë, 5 femrat më të pasura në vend (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT