• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
8 Marsi, Manastirliu: Rritje page për mjekët dhe infermierët
Home
Sociale

8 Marsi, Manastirliu: Rritje page për mjekët dhe infermierët

8 March, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Liridona Cani është infermiere në qendrën shëndetësore Ostren në Bulqizë. Vetëm pak ditë më parë shpëtoi një foshnje 6 muajsh pasi kishte ecur për orë të tëra mes dëborës.

“Unë bëra atë që me siguri do të bënte secila prej jush që jeni sot këtu, shpëtova një jetë”, tha Liridona në takimin e organizuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me mjeket dhe infermieret e urgjencave mjekësore nga e gjithë Shqipëria.

“Jam e bindur se Liridona, e cila eci me orë në këmbë, në mes të dëborës, në një fshat të thellë të Bulqizës, siç na tregoi, nuk është menduar dy herë për të sfiduar vështirësitë ekstreme, për t’i shpëtuar jetën foshnjes 6 muajshe. Mosha e saj e re më mbush me besim se ka ende shumë mjekë, infermierë që i janë dedikuar këtij profesioni me mish e me shpirt”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi gjithashtu se mbështetja e qeverisë për stafin mjekësor do të jetë maksimale.

“Zemra ma donte të ishim të gjitha bashkë sot, të 12 mijë e 47 punonjesit gra të sistemit tonë shëndetësor për t’u përulur përballë punës tuaj. Ju meritoni më të mirën dhe me shumë përulësi ju them se mbështetja ime personale por mbi të gjitha e qeverisë shqiptare nuk do të mungojë. Ne do të vijojmë të përmirësojmë kushtet e punës në qendrat tona shëndetësore, në spitalet tona, që ju ta kryeni më mirë profesionin tuaj. Do të vijojmë me politikën e rritjes së pagave edhe në vitin 2018 për personelin mjekë dhe infermierë. Angazhimi ynë është i përditshëm në këtë drejtim dhe për një arsye tjetër, sepse ju jeni shembuj frymëzimi jo vetëm sepse keni lartësuar pozitat e grave në shoqërinë shqiptare por sepse ja dilni që çdo ditë të shpëtoni jetë dhe ky është më i larti i misioneve”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh gjithashtu se që nga vitit 2019 do të plotësohen nevojat me mjekë specialistë në shumë spitale të vendit.

“Një ditë më parë takova brezin e parë të specializantëve që pritet të diplomohen në vitin 2019, shumica prej tyre vajza, gra, që kanë vendosur të shërbejnë në spitalet ku ka nevojë për mjekë të specializuar. Disa prej tyre punojnë edhe në sektorin privat aktualisht por kur I pyeta nëse do të duan të punojnë në spitalet rajonale në përfundim të specialiteteve, nuk kishin dyshime që do bënin këtë zgjedhje. Kjo është sa frymëzuese aq edhe shpresëdhënëse për shëndetësinë që duam të ndërtojmë, së bashku”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu dhe zv/Ministret e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ndanë disa çmime mirënjohje për mjeket dhe infermieret e vitit, të cilat I janë dedikuar këtij profesioni me përkushtim e sakrifica.

U nderua me çmimin e mirënjohjes Liridona Cani, infermiere në qendrën shëndetësore Ostren në Bulqizë; dr. Zana Hoxha, mjeke gastrohepatologe në spitalin e Shkodrës; dr. Gjyzede Zalla, pediatre në spitalin e Durrësit; Sadete Gjeçi, infermiere e urgjencës në spitalin universitar të Traumës dhe prof. Eli Foto, shefe e shërbimit infektik në QSUT.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOGALERI / Funerali i Davide Astorit, ja personazhet e botës së futbollit që i dhanë lamtumirën kapitenit të Fiorentinës
Previous article New York Times “fundos” Bashën: Ja si kryeopozitari u lidh me rusët dhe paguan lobuesit në SHBA

luljetaautor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT